• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Biseda e fundit me të dashurën e tij që ishte paguar nga vrasësi, telefoni qëndroi i hapur edhe pas ekzekutimit (DETAJET)
Home
Breaking News

VRASJA E HEKURAN BILLËS/ Biseda e fundit me të dashurën e tij që ishte paguar nga vrasësi, telefoni qëndroi i hapur edhe pas ekzekutimit (DETAJET)

27 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit në Tiranë. Adjola Lakra, e dashura e Hekuran Billës, e cila e nxorri në pritë ka qenë telefonata e fundit që 40-vjeçari ka pasur para se të ekzekutohet.

Lakra ka qenë duke folur me të në telefon, telefonatë kjo e cila ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimin. Ka qenë kjo një nga indiciet e policisë për të vënë 26-vjeçare në vëzhgim dhe përgjim. Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë dhe që çon hetuesit në pistën se vajza është përdorur si “karrem” nga hasmi për t’i bërë pritë 40-vjeçarit.

Adjola Lakra u arrestua një ditë më parë nga policia, teksa ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t’i dhënë informacione mbi vendodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin. Lidhja e saj me Hekuran Billën kishte ndodhur rreth 1 vit më parë, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës, ku gjyqtarja Hoxha e Liroi me kusht dhe besohet se marrëdhënien e kishte krijuar me trysninë e Markut. Adiola është e njohura e Sebastian Malit, dhe ai ja ka kërkuar si nder, por edhe duke i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

Në total, pas arrestimit të Lakrës, e çon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel Markut, i cili ka vëzhguar lëvizjet e Billës dhe ka njoftuar autorët për të kryer ekzekutimin.

Skema e vrasjes
Arrestimi i nipit të Viktor Markut, Sebastian Malit një ditë më parë dhe zbulimi i një videoje hodhën dritë më shumë nga dosja e prokurorisë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën javën e kaluar. Sebastian Mali u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës. Por si u identifikuan? Report Tv siguroi një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës.

Në video duket momenti kur në orën 21:43:30 sekonda të mbrëmjes së 11 qershorit, në kryqëzim e rrugës që të çon te qendra tregtare Kristal te Komuna e Parisit ndalon një makinë mbi vijat e bardha. Rreth 17 sekonda pasi ndaloi, në kryqëzimin që të çon te qendra tregtare futet BMW X6 e bardhë me timon dhe targa angleze ‘SS777 OHO’ që drejtohej nga Hekuran Billa. Pikërisht në këtë moment, pasi Billa u fut, Mali akuzohet se lajmëroi atentatorët mbi lëvizjet që disa metra më tutje në 21:45 minuta e qëlluan me breshëri me silenciator duke e ekzekutuar në vend. Por detyra e Malit nuk mbaroi me kaq.

Sebastian Mali pasi sinjalizoi atentatorët u largua me shpejtësi në drejtim të Pezës për të plotësuar pjesën e dytë të planit. 22-vjeçari mendohet se është personi që mori atentatorët nga Peza ku dogjën makinën që përdorën për të kryer krimin tip Benz me portobagazh. Qelizat telefonike, kamerat e sigurisë, por edhe dëshmitë kontradiktore bënë që policia ta arrestonte të riun, që akuzohet pjesë e grupit të vrasjes për t’u hakmarrë për vrasjen e dajës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKON PËR HERË TË PARË KRERËT E KOSOVËS DHE SERBISË/ Ursula von der Leyen: Të rifillojë dialogu...
Previous article "NUK HARROJ KURRË TË TË TREGOJ..."/ Nëse doni t’i bëni shoqes një urim fantastik për ditëlindje, hidhini një sy atij të Adrolës për Xhesika Berberin

s.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT