• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GEORGE FLOYD/ Minneapolis dëmshpërblen me 27 milion dollarë familjen e tij
Home
Nderkombetare

VRASJA E GEORGE FLOYD/ Minneapolis dëmshpërblen me 27 milion dollarë familjen e tij

13 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Minneapolis do të dëmshpërblejë familjen e George Floyd prej 27 milion dollarësh, amerikanit me ngjyrë të paarmatosur, vdekja e të cilit majin e vitit të kaluar shkaktoi protesta në të gjithë botën.

Vëllai i George Floyd, Philonise Floyd, në një deklaratë tha: “Unë falënderoj shtetin e Minneapolis për mbështetjen. Vëllai im nuk është këtu, por është me mua në zemrën time. Nëse do ta riktheja atë në jetë, do t’i ktheja mbrapsht të gjitha këto para.

“Unë e di që ai është me ne, dhe e di që ne tani kemi mundësinë për të financuar komunitetet afro-amerikane me të ardhura të ulëta.”

“Pra, një gjë që bota duhet ta dijë. Amerikë, ne kemi nevojë të shërohemi, ky komb ka nevojë për shërim. Familja jonë ka nevojë për shërim,” tha Floyd në fjalët e tij para një turme mbështetësish.

George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 8 minuta gjatë arrestimit,  për gjoja përdorimin e një fature të falsifikuar prej 20 dollarësh në një dyqan lokal. George Floyd tha se ai nuk mund të merrte frymë më shumë se 20 herë para se të vdiste. Avokatët e familjes thanë se pamjet krijuan “kërkesë të pamohueshme për drejtësi dhe ndryshim”. Avokatët e familjes Floyd ngritën një padi civile një muaj më vonë, në qershor të vitit 2020.

Ish-oficeri po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë dhe nëse shpallet fajtor për të gjitha pikat, ai mund të përballet me një dënim maksimal prej 65 vjet burg.

Tre oficerët e tjerë të përfshirë në vdekjen e Floyd – J Alexander Keung, Tou Thao dhe Thomas Lane – u akuzuan për ndihmën në vrasje dhe do të gjykohen veçmas më vonë këtë vit.

Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në dhe vende të tjera të botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Një javë më parë kishte humbur bashkëshortin, ndërron jetë nga Covid-19 dhe pedagogia e Ekonomikut
Previous article E TRISHTË/ Prej ditësh në spitalin e Stambollit, Covid-19 i merr jetën mjekut të njohur Gerond Husi

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët Botë

NGA "MAGNET VOTASH" NË RREZIK ELEKTORAL/ Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto Botë

NJË TJETËR PENGESË NË INTEGRIMIN E UKRAINËS DREJT BE/ Hungaria vendos një tjetër veto

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT