• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARIT/ CIA nuk e fajësoi princin saudit, Trump: Unë kam raportin
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARIT/ CIA nuk e fajësoi princin saudit, Trump: Unë kam raportin

23 November, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se CIA nuk ka konstatuar se princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

princi

Khashoggi u vra më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll.

Zyrtarët u thanë mediave amerikane se një operacion i tillë do të kishte nevojë për miratimin e princit, por Arabia Saudite e mohon përfshirjen e tij.

Sipas Riadit, Khashoggi u vra gjatë një operacioni të marrjes në pyetje që ka shkuar keq.

“Ata nuk e konstatuan”, tha Trump kur u pyet për vlerësimin e CIA-s nga gazetarët në Mar-a-Lago në Florida.

“Unë e kam raportin. Ata nuk e konstatuan. Nuk e di nëse dikush do të mund të konstatojë se princi e ka bërë një gjë të tillë”, tha Trump.

Ai i bëri komentet derisa princi saudit i kurorës nisi një turne rajonal në Lindjen e Mesme – duke filluar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Është ky udhëtimi i parë i tij që nga vrasja e Khashoggit.

Bin Salman po ashtu pritet të marrë pjesë në një takim të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në fund të muajit dhe do të ndiqet nga udhëheqës nga SHBA-ja, Turqia dhe një numër vendesh evropiane.

Franca, ndërkohë, tha se ka vendosur sanksione kundër 18 shtetasve sauditë, të dyshuar për lidhje me vrasjen e Khashoggit. Të njëjtit janë sanksionuar edhe nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Lista e individëve nuk e përfshin princin e kurorës, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës.

Këtë javë, Trump po ashtu lëshoi një deklaratë, duke sugjeruar se princi i kurorës mund të ketë ditur “shumë mirë” për incidentin, por shtoi: “ndoshta po, ndoshta jo”.

Presidenti vazhdimisht e ka theksuar rëndësinë e Arabisë Saudite për SHBA-në, duke e quajtur atë “partner të palëkundur”.

Më 17 nëntor, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, u tha gazetarëve se Trump ka besim te CIA, pas bisedave me drejtoren e saj, Gina Haspel, dhe sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, pas vrasjes së Khashoggit.

Të enjten, gazeta turke Hurriyet raportoi se Haspel u ka thënë zyrtarëve turq muajin e kaluar, se CIA ka një incizim, ku princi i kurorës jep udhëzime për të “heshtur” gazetarin saudit sa më shpejt që është e mundur.

I pyetur nga gazetarët në Florida për këtë raportim, presidenti Trump tha: “Nuk dua të flas për këtë. Duhet t’i pyesni ata”.

Khashoggi, për dekada, ka qenë i afërt me familjen mbretërore saudite dhe ka shërbyer edhe si këshilltar për qeverinë.

Por, në vitet e fundit, ai thuhet se ka pasur mospajtime me princin dhe ka migruar në SHBA, më 2017. Atje, ai ka shkruar për gazetën Washington Post, duke kritikuar politikat e princit Bin Salman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA DHE INJORIMI/ Mourinho: Casillas mashtron, në fshehtësi është më i miri!
Previous article "TELENOVELA"/ Lidhje paralele dhe martesë, zbardhet arsyeja e rrëmbimit të 18-vjeçares në Elbasan

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit Botë

NË MOSHËN 74-VJEÇARE/ Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan Botë

ISH-KRITIK I TRUMP DHE MË PAS MBËSHTETËS I TIJ/ Ndërron jetë senatori amerikan

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZOHET KONFLIKTI/ SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT