• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E GAZETARES NË MALTË/ Cuarana Galizia: Parlamenti Europian bën presion mbi Muscat: Dorëhiqu!
Home
Nderkombetare

VRASJA E GAZETARES NË MALTË/ Cuarana Galizia: Parlamenti Europian bën presion mbi Muscat: Dorëhiqu!

18 December, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Parlamenti Europian ka votuar një rezolutë përmes së cilës i kërkon Komisionit Europian të fillojë një dialog me Valetën zyrtare për sundimin e ligjit në Maltë, teksa jo më vonë se dje eurodeputetët e të gjithë spektrit politik i dërguan kryeministrit maltez Joseph Muscat një mesazh të përbashkët, dorëheqjen e menjëherëshme.

“Nëse zyra e tij, zyra e Kryeministrit është e përfshirë në vrasjen e gazetares Dafne Cuarana Galizia, çfarë tjetër nuk dimë akoma? Ai duhet të japë dorëheqjen,” tha Esteban Gonzalez Pons, nga Partia Popullore Europiane.

Kreu i Partive Popullore Europiane Manfred Weber, duke folur për çështjen tha se “Kur një qeveri demokratike dyshohet se mbulon një akt vrasjeje dhe ku liria e shprehjes nuk ekziston, situata është më shumë se serioze. Ne nuk mund të mbështesim një qeveri imorale.”

Liberalja nga grupimi ‘Europa e Rinovuar’, Sophie in’t Veld, akuzoi Këshillin Europian për “ulje në të njëjtën tryezë me Muscat” javën e kaluar në samitin e BE:

“Ne – tha ajo, jemi të shqetësuar për mungesën e demokracisë në Maltë. Vërtet nuk është detyra jonë të kërkojmë dorëheqjen e Muscat por përfshirja e zyrës së kryeministrit në një çështje kaq serioze është një shqetësim i madh.

“Bota duhet ta dijë se ne nuk jemi si Joseph Muscat dhe si kriminelët që e rrethojnë”, – tha Roberta Metsola, italiania e grupimin nacionalist në Parlamentin Europian.

Presidentja von der Leyen tha se “Komisioni Europian i konsideron shqetësuese zhvillimet e fundit në Maltë. Ne – tha ajo po ndjekim me vëmendje zhvillimet dhe po presim një hetim të plotë, të pavarur dhe të përjashtuar çdo ndërhyrje politike.

Joseph Muscat, i cili erdhi në pushtet në 2013 kur ishte vetëm 39 vjeç, ka deklaruar se do të jap dorëheqjen në fund të muajit janar, një mesazh ky që nuk ka bindur protestuesit e shumtë të cilët e akuzojnë se ka gisht në vrasjen e gazetares Galizia në vitin 2017, e cila në momentin e ekzekutimit ishte duke hetuar një dosje të rëndësishme korrupsioni dhe skandalet e ‘Panama Papers’, brenda së cilës ndodhej edhe emri i gruas së kryeministrit Muscat. Për vrasjen Cuarana Galizia janë arrestuar tre të dyshuar si ekzekutorë, dy prej të cilëve kanë pranuar të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ata kanë rrëfyer para prokurorëve se porositësi i vrasjes ishte biznesmeni i njohur Yorgen Fenech, drejtori menaxhues i Grupit Tumas dhe menaxher i përgjithshëm i termocentralit me gaz në Maltë,i cili është arrestuar dhe lënë i lirë disa here si dhe tre anëtarë të kabinetit qeveritar.

Prej disa javësh, mijëra njerëz kanë rrethuar parlamentin e Maltës dhe vazhdojnë të protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kryeministrit Joseph Muscat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANDIDATI PËR KREUN E SPAK-ut/ Dumani: S'jam tërhequr nga rreziku, por kam një pikë të dobët
Previous article "BYROJA E HETIMIT, MUSHKËRIA JONË!"/ Altin dumani: Do ta nis me krimin dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT