I dyshuari i vrasjes së gazetares televizive bullgare, Viktoria Marinova, është ekstraduar nga Gjermania këtë të enjte.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme
Bullgari Severin Krasimirov do të akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 30-vjeçares Marinova, trupi i të cilës u gjet në një park në qytetin e saj më 6 tetor.
Policia tha se viktima ishte rrahur, përdhunuar dhe më pas mbytur.
Prokurorët kanë thënë se dëshmitë nuk tregojnë se vdekja e Marinovës ishte e lidhur me punën e saj, pasi në dukje duket se bëhet fjalë për një krim seksual i rastit. Megjithatë, ata ende po hetojnë të gjitha mundësitë.
Viktoria u gjet e vdekur vetëm pak ditë pasi priti në studion e saj disa gazetarë investigativë, të cilët denoncuan raste korrupsioni të niveleve të larta.
Rasti në fjalë ka nxitur reagimin e shumë organizmave ndërkombëtarë.


