Investitorët kryesorë brenda rrjetit social Facebook kërkuan ditën e Mërkure largimin e Zuckerberg nga pozicioni i kryetarit të bordit drejtues.
Propozimi i cili në vetvete është simbolik sepse Zuckerberg kontrollon bordin e kompanisë, vjen në një kohë të vështirë për rrjetin social i cili para pak ditësh zbuloi një thyerje masive të sigurisë për 30 milion përdorues.
Scott Stringer mbikëqyr fondin 195 miliardë dollarëshe të qytetit dhe zotëron 4.7 milion aksione në Facebook.
Këto aksione vlerësohen me 745 milionë dollarë. Sakaq tre fondet e qyteteve të lartpërmendura zotërojnë 200,000 aksione me vlerë 32 milionë dollarë.
Për ta vënë në perspektivë, vlera e Facebook është 460 miliardë dollarë.
Që nga muaji Korrik aksionet e Facebook kanë rënë me 27%. Disa ekzekutivë janë larguar nga kompania si dy themeluesit e Instagram dhe themeluesi i WhatsApp.


