• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ERION ÇELËS/ Dëshmitë e dajës dhe vëllait të viktimës s’ndihmojnë hetuesit! Dyshime se makina e autorëve…
Home
Breaking News

VRASJA E ERION ÇELËS/ Dëshmitë e dajës dhe vëllait të viktimës s’ndihmojnë hetuesit! Dyshime se makina e autorëve…

6 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kur kanë kaluar 2 ditë nga vrasja e Erion Çelës në ‘Don Bosko’ në Tiranë, hetuesit nuk kanë ende asnjë të dyshuar si autor të ngjarjes, ndërsa nuk kanë ndihmuar as dëshmite e dajës dhe vëllait të viktimës, Edmond Crroji dhe Blerim Çela, të cilët mbetën të plagosur.

Mësohet se dy të plagosurit kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe se nuk ia kanë idenë se kush janë autorët.

Megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit, ndërsa ka dyshime se shkak për ngjarjen është bërë ndonjë konflikt për drogë. Në funksion te hetimit është kontrolluar makina e Crrojit dhe banesat e të plagosurve, por nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme.

Nga ana tjetër, janë kryer kontrolle në varreza makinash brenda dhe jashtë Tiranës për të gjetur makinën që u përdor nga autorët gjatë atentatit, automjeti tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi. Por kur po bëhen 48 orë nga ngjarja, pas kontrolleve të shumta në territor, kryesisht në zonën e Fushë Krujës, nuk është konstatuar asnjë makinë e djegur, për këtë arsye policia ka kërkuar që të kontrollohen makina të ngjashme me makinën e autorëve pasi ka dyshime se i kanë ndërruar targat dhe e kanë nxjerr sërish në qarkullim.

Atentati a ndodhi rreth orës 16:15 të 4 janarit, ku autorët që dyshohet se kanë qenë 3, erdhën nga spitali i Traumës drejt lokalit me një makinë tip Mercedez Benz E-Class me targa AA 125 UK i zi, të cilat dyshohet se i janë vjedhur një Smart-i. Ato kanë qëlluar nga makina në lëvizje me breshëri kallashnikovi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur viktima dhe personat e tjerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes drejtim të Traumës, andej dhe nga erdhën.

Objektiv i atentatit dyshohet se ka qenë Edmond Crroj, 41 vjeç, i akuzuar në Itali për trafik drogë dhe dy nipërit e tij, Blerim Çela, 28-vjeç dhe Erion Çela, 35-vjeçari. Autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e dajës dhe kanë pritur rastin që ta gjejnë së bashku me dy nipërit për të kryer sulmin. Crroj rezulton me precedent të theksuar kriminal jashtë vendit, ku është akuzuar në Itali për trafik droge, i cili mbeti i plagosur në bark dhe këmbë. Po ashtu i plagosur mbeti edhe Blerim Çela, ku plumbat e kanë prekur në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, ndërsa humbi jetën vëllai i tij Erion Çela.

Plumbat kapën edhe 19-vjeçarin Azbi Selimaj i cili ishte klient në lokal, i ulur ne tavolinën ngjitur me atë të viktimës. Ai mbeti i plagosur në shpatull nga të shtënat me armë, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rreziku për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Humbin pa gjurmë dy adoleshente në Tiranë, njëra prej tyre pjesë e...
Previous article DJ DAGZ IMITON ILIRIN GJATË DARKËS ME EINXHEL/ Komenti i bashkëshortes së balerinit merr gjithë vëmendjen (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim Aktualitet

ALARM I ZJARREVE NË GREQI/ 27 vatra në 24 orë, 8 aktive dhe 4 nën monitorim

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit Aktualitet

PAS ZJARRIT NË HOTEL/ Operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT