Dy adoleshente kanë humbur kontaktet në Tiranë ditën e sotme me familjarët dhe kujdestarët e tyre.
Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se një prej vajzave të zhdukura është e fshatit SOS, rreth 17-vjeç dhe rastin e saj e ka raportuar në polici kujdestarja.
Ndërkohë që vajza e dytë e zhdukur është një 18- vjeçare, e cila nuk është rikthyer në shtëpi dhe është raportuar në polici nga nëna e saj.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.
“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”.


