• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ENDRIT ÇELËS/ Përgjimi ambiental që zbardhi të vërtetën, si u zbuluan vëllezërit Kusi si autorë të krimit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ENDRIT ÇELËS/ Përgjimi ambiental që zbardhi të vërtetën, si u zbuluan vëllezërit Kusi si autorë të krimit

26 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Kamerat e sigurisë së vilës dhe përgjimi ambiental që u është bërë të arrestuarve, kanë ndihmuar Prokurorinë që të bënte të mundur zbardhjen e vrasjes së Indrit Çelajt, katër ditë më parë.

Të arrestuarit, dje në gjyq
Të arrestuarit, dje në gjyq

Gjykata e Tiranës la dje në burg deri në përfundim të hetimeve, 3 nga 4 të arrestuarit për ngjarjen që tronditi kryeqytetin dhe konkretisht, babanë e dy vëllezërve Kusi, Bujar Kusin, administratorin e firmës që kishte siguruar punonjësit, Ferdinand Bakallin dhe Ali Sulën.

Ndërkohë, në masë sigurimi “Arrest shtëpie” u la Luan Çaka, i cili rezulton se është një nga punonjësit dhe ka pretenduar se ka qenë në pjesën e jashtme të banesës. Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat, për shkak të sekretit hetimor, mësohet se të arrestuarit nuk kanë folur, ndërkaq, avokatët kërkuan një masë më të lehtë sigurimi se ajo e “arrestit në burg”.

HETIMET

Për Prokurorinë, katër të arrestuarit me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë penguar zbardhjen e së vërtetës dhe për këtë duhet të përgjigjen penalisht. Gjatë hetimeve për zbulimin e autorëve, hetuesit janë hasur me vështirësi, pasi siç edhe u bë e ditur zyrtarisht, vëllezërit Kusi i kanë kërkuar shtetasit Lorenc Veliaj që të merrte përsipër autorësinë. Edhe të dyshuarit kanë dhënë para hetuesve fillimisht tjetër version të rrethanave të ngjarjes, megjithëse, një përgjim ambiental, i kryer me vendim të Gjykatës së Tiranës, ka nxjerrë zbuluar të vërtetën.

Burime thonë se gjatë përgjimit ka pasur komunikime të tyre, që ndihmuan Akuzën të ndërtonte ngjarjen dhe të ngrinte akuzat “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi” për katër personat. Prokuroria pretendon se në bazë të hetimeve të deritanishme, autor i vrasjes është Griseldo Kusi në bashkëpunim me vëllanë e tij më të vogël, Albano Kusi. Ngjarja dyshohet se është pasojë e një sherri për vendosjen e kondicionerit, por hetuesit janë duke hetuar edhe për pista të tjera.

gjyqi4, kondicioneri, indrit

Vëllezërit Kusi janë shpallur në kërkim për “Vrasje” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. “Shpallen në kërkim për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ në bashkëpunim, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes”, njoftoi Policia më herët.

AKUZAT

Në dukje të qetë, pas kafazit të xhamtë, katër të arrestuarit për ngjarjen e rëndë të 22 gushtit u përballën dje me akuzat në Gjykatën e Tiranës. Gjyqtari, Sokol Tona, që në përfundim të seancës vlerësoi të ligjshëm arrestimin, sqaroi në fillim se akuza e “Moskallëzimit të krimit” kishte rënë për Bujar Kusin dhe Ferdinand Bakallin, kjo për shkak të lidhjes familjare që ata kanë me dy personat e shpallur në kërkim si autorë dhe ata akuzoheshin vetëm për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Ndërkohë, Luan Çaka dhe Ali Sula akuzohen për “Moskallëzim krimi”.

E SHKUARA

Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi nuk janë të panjohur për drejtësinë, pasi më herët janë hetuar, gjykuar dhe shpallur fajtor për vrasje dhe kanosje. Albano Kusi, në moshën 19-vjeçare ka vrarë kushëririn e tij, Shkëlqim Nozllin, dhe trupin e tij e la në Sauk. Në fund të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e ka shpallur fajtor atë dhe e ka dënuar me 8 vite burg. Viktima, siç rezulton nga dëshmia e Albano Kusit, ka shkuar në biznesin e këtij të fundit dhe i ka kërkuar makinën për të shkuar diku.

Pas debateve, ata kanë marrë një taksi, të afërmin e Kusit dhe janë nisur për në Kërrabë. Në një pjesë të rrugës, ai ka zbritur, ka vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozllin dhe është larguar. Ndërkohë, në po të njëjtin vit, edhe Griseldo Kusi është dënuar me 8 muaj burg që i është konvertuar në shërbim prove pasi ka goditur me qytë arme dhe ka kanosur një shtetas për t’i marrë lekët, që ai ia kishte borxh babait të tij, Bujar Kusi.

TE PERFSHIRE

TË ARRESTUAR

1.Bujar Kusi, 54 vjeç, babai i dy vëllezërve Kusi. Akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
2.Edmond Sula, 43 vjeç, akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”
3.Ferdinand Bakalli, 41 vjeç, personi që kishte siguruar punonjësit, akuzohet “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”
4.Luan Çaka, 36 vjeç, akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

NË KËRKIM
1.Albano Kusi, 28 vjeç, akuzohet për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”
2.Griseldo Kusi, 31 vjeç, akuzohet për “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANTOLOGJIA E KËNGËS DURRSAKE/ Klosi: Eventet, mundësi për të njohur turistët me muzikën shqiptare
Previous article KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS/ Majlinda Kelmendi mposhtet në gjysmëfinale, "lufton" për medaljen e...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT