“Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi” kanë qënë disa prej shkrimeve në muret e Kalasë së Himarës. Pas publikimit të lajmit punonjës të Drejtoresë Rajonale të Kulturës kanë fshirë shkrimet, ndërsa gjurmët e tyre kanë mbetur ende në mure.
Sipas punonjësit të kalasë së Himarës, Brahim Xhebro, pas këtyre shkrimeve janë marrë masa që situata të mos përsëritet. Xhebro shton se shkrimet janë bërë kur Kalaja ka qenë jashtë shërbimit.
U desh denoncimi i aktorit Florian Binaj, që institucionet shqiptare të reagonin.



