• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EGLANTINA BUÇIT/ Dëshmitari i drejtësisë përballet në gjykatë më vëllain dhe babain e viktimës
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E EGLANTINA BUÇIT/ Dëshmitari i drejtësisë përballet në gjykatë më vëllain dhe babain e viktimës

30 December, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dëshmitari i drejtësisë, Miklart Tola, i cili zbardhi vrasjen e Eglantina Buci, 8 vite më parë, nga vëllai i saj, Shkëlzen Buci dhe babi Faik Buci, u paraqit në gjykatë ku përpara togave të zeza ka thënë të gjitha deklarimet që ka bërë edhe përpara prokurorisë për vrasjen e Eglantina Bucit.

Në këtë seancë ishin thirrur për tu përballur me Tolën edhe babë e bir, të cilët nuk kishin pranuar të paraqiten, por ata u përfaqësuan nga avokatet e tyre. Dëshmitari u ka qëndruar të gjitha thënieve në deklarimet që ka dhënë përballë akuzës. Pas sigurimit të padisë nga ana e tij përpara gjykatës, prokuroria do mbyll hetimet dhe pritet që të dërgoj për gjykim Shkëlzen dhe Faik Bucin, të akuzuar për vrasjen Eglantina Bucit.

Kujtojmë se dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili ka shërbyer për zbardhejn e plotë të këtij krimi makabër. E gjithë skena është parë nga ai, teksa ka qenë i pranishëm edhe në momentin e krimit. Më parë ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që ka pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

Eglantina i kishte kërkuar ndihmë dëshmitarit që ta ndihmonte dhe ai i kishte dhënë fjalën se nuk do t’i ndodhte gjë, por nuk ndodhi kështu.

Vrasja makabre u zbardh pas 8 viteve ku një pjesë e skeletit u gjet i groposur te Mali me Gropa në 4 shtator duke risjellë në vëmendje një nga ngjarjet më makabre të ndodhur në vend.

Shkëlzeni ka thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar në shokun e tij. Në momentin që nuk po shkonin për kafe, por rrugës për te Mali me Gropa, motra, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte. Aty Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. E gjithë skena është parë nga shoku, i cili ka ndërhyrë duke i thënë “më vrit dhe mua”, por që Shkëlzeni nuk e ka bërë. Ka qenë dëshmia e këtij, që ka shërbyer si spunto më pas për zbardhjen e këtij krimi, edhe pse 8 vite më pas. Nisur nga kjo, shoku ka marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE NË FESTAT E FUNDVITIT/ Manastirliu: 100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren
Previous article ME TË DASHURUAR SE KURRË MË PARË/ Elgiti poston FOTON dhe vëmëndjen e merr komenti i Klea Hutës

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Nga Kruja në Tiranë për të shitur pistoletën, arrestohet te ‘Kthesa e Kamzës’ 26-vjeçari

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar Aktualitet

ATENTATI ME ARMË NË DURRËS/ Arrestohet pas një viti autori 35-vjeçar

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal Aktualitet

TRE ORË LUFTË ME FLAKËT/ Përfshihet nga zjarri kodra e fshatit Skrevan në Dimal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT