• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EFEKTIVIT TË SHQIPONJAVE NË FIER/ Dy akuzat që rëndojnë mbi autorin
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E EFEKTIVIT TË SHQIPONJAVE NË FIER/ Dy akuzat që rëndojnë mbi autorin

15 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e punonjësit të policisë së shtetit, Prokuroria e Fierit procedim penal për ‘Vrasje të punonjësve të policisë së shtetit’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve’

Më datë 13.05.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, ka regjistruar procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 79/b dhe 278 parg. I i K.Penal.

Kjo çështje penale është regjistruar për ngjarjen e ndodhur në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, ku është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë së shtetit N. C.Nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm, të pranishëm në vendin e ngjarjes, pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

Me qëllim vënien e autorit të dyshuar para përgjegjësisë penale, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit po vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe intensive kërkimet për gjetjen e autorit të dyshuar.

Gjithashtu, nga ana e policisë gjyqësore, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, po kryhen veprime procedurale me qëllim evidentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FINALET NË KRYEQYTET/ Partizani “shkëlqen” në shtëpi
Previous article DOSSIER/ Historia tragjike e Drane Jakjas në Kampin e Tepelenës: Gërmoi me gishta dhe nxori djalin e varrosur, pasi e mbështolli me çarçafë...

s.autor

Postime të ngjashme

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje Aktualitet

PO FLUTURONTE ME AVION CIVIL/ Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt: Fillimisht do të dalë para gjykatës atje

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT