• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EFEKTIVIT/ Ndryshon RRJEDHA e ngjarjes, një person I TRETË ka shkrepur armën (DYSHIMET)
Home
Breaking News

VRASJA E EFEKTIVIT/ Ndryshon RRJEDHA e ngjarjes, një person I TRETË ka shkrepur armën (DYSHIMET)

21 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e efektivit të FNSH-së së Shkodrës, Xhulio Prela, ka 3 autorë dhe se për momentin po punohet për të bërë lokalizimin dhe arrestimin e tij.

“Shqiptarja.com”, ka mundur të zbardhë të gjithë ngjarjen dhe rolin e personit të vetëm të arrestuar Nikoll Sherniku, i cili pritet të dalë nesër para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas dokumentacionit, që ka mundur të sigurojë “Shqiptarja.com”, konflikti që më pas prodhoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së Xhulio Prelës, duket se ka marë shkëndijë për dritat e gjata të makinës, që posedohet nga Nikoll Sherniku.

Në dokumentacion thuhet se Xhulio Prela, teksa ka çuar në fshatin Kosmaç, Pjetër Gavoçin, është larguar nga banesa e tij, për tu kthyer në Tiranë. Mirëpo në zonën e Gajushit në Milot, Prela është shkëmbyer me një automjet tip Fuoristradë, me të cilën ka shkëmbyer disa herë ndezjen e dritave të gjata dhe në momentin kur kanë qënë paralel, i kanë rënë borisë së makinës.

Në këtë moment besohet se mes drejtuesit të mjetit dhe policit Xhulio Prela që udhëtonte me një “Wolsvagen Pasat”, ka pasur ofendime. Polici i FNSH-së, Prela ka ecur disa metra dhe më pas është kthyer mbrapsht, duke ju vënë nga pas fuoristradës.

Pasi e ka arritur makinën i është afruar dhe i ka bërë shenja me drita që drejtuesi i fuoristradës të ndalojë. Punonjësi i policisë ka qenë i armatosur dhe me sa duket sapo është afruar afër fuoristradës, ka hapur xhamin e djathtë të makinës, dhe ka kërkuar llogari, ndërkohë në dorë ka mbajtur dhe armën e shërbimit.

Anëtarë të grupit thonë se ka mbajtur armën në dorë, pasi sipas tyre pistoleta është gjetur në pjesën e poshtme të këmbëve të pasagjerit, që tregon se armën e ka nxjerrë nga brezi. Takimi mes policit dhe të rinjve në fuoristradë është ende i pazbardhur nga grupi i hetimit dhe nuk dihet, se në çfarë situate ka vazhduar ngjarja.

Por është fakt që polici është qëlluar nga një distancë e afërt nga ana e djathtë dhe i ka dalë plumbi në zemër. Në total është qëlluar 3 herë. Ndërsa automjeti tip fuoristradë që është në pronësi të personit të vetëm të arrestuar Nikoll Sherniku, është larguar me shpejtësi. Por ky automjet është identifikuar nga Policia e Lezhës, falë vëzhgimit të kamerave të sigurisë së bizneseve, të cilat kanë filmuar momentin kur fuoristrada kalon në rrugë, pikërisht në kohën kur ka ndodhur dhe ngjarja, rreth orës 4 të mëngjesit.

Nisur nga prania e makinës tip fuoristradë në vendgjarje, policia dhe prokuroria e Lezhës kanë arrestuar Nikoll Shernikun, si personin e dyshuar se ka dijeni për krimin, por jo që të jetë ky njeriu që ka qëlluar mbi Xhulio Prelën. Sherniku, pritet që në ditët në vijim të japë shpjegime se pse makina e tij ndodhej në atë vend dhe në atë orë. Nëse ja ka dhënë dikujt, Sherniku duhet të tregojë emrin e personit se kujt ja ka dhënë automjetin.

Ndërkohë për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë Brilant Martinaj që ndodhet në Turqi dhe një miku i tij, për të cilin policia nuk jep asnjë detaj. Mësohet se Brilant Martinaj është identifikuar nga një kamera e zonës, ku shfaqet një person me kostum sportive ushtarak.

Ky person nuk dallohet mirë por në rrugë operative dhe pyetja e disa personave të tjerë të zonës, policia e Lezhës, ka dalë në përfundimin se është pikërisht Brilant Martinaj. Për këtë të fundit nuk ka asnjë provë nëse është njeriu që ka qëlluar apo jo, pasi dyshimet dhe të dhënat se personi që ka qëlluar është një njeri i tretë, që vijon të mbahet në monitorim nga policia por që nuk është bërë publik emri i tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KA 5 VJET PA U LARË/ Flet mjeku dhe profesori i "Yale": Lëkura ka nevojë për...
Previous article 21/12/2020: Çfarë do të ndodhë sot dhe pse s'duhet humbur eventi i rrallë

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT