• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EDUARD REÇIT/ Në momentin e atentatit u hodhën fishekzjarre, si arriti autori të kamuflojë zhurmën e qitjes
Home
Breaking News

VRASJA E EDUARD REÇIT/ Në momentin e atentatit u hodhën fishekzjarre, si arriti autori të kamuflojë zhurmën e qitjes

15 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga vrasja e 52-vjeçarit Eduart Reçi në Tiranë, dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth autorit/ëve.

Në momentin kur u qëllua me armë Reçi, në zonën pranë pallatit të tij u hodhën fishekzjarre. Për hetuesit, hedhja e fishekzjarreve mund të jetë përdorur si kamuflim për të “mbytur” zhurmën e të shtënës me armë.

Ndërkohë, predha e gjetur në vendin ku u vra Eduart Reçi është dërguar në laborator, por ende nuk është përcaktuar lloji i armës. Burime nga policia bëjnë me dije se arma e përdorur mund të jetë armë e llojeve të reja e kalibrit të vogël. Kjo do të përcaktohet nga laboratori i Policisë Shkencore.

Sipas policisë distanca e qitjes mendohet të jetë rreth 20 deri në 30 metra.

Biznesmeni i ndërtimit Reçi fillimisht ka qënë me bashkëshorten e tij në hyrje të pallatit në “Rrugën e Elbasanit”. Ai më pas ka dalë në sheshpushimin e pallatit ku është qëlluar nga autorët me një plumb në kokë. Fillimisht familjarët kanë dyshuar se ai është rrëzuar duke përplasur kokën në rrugë, por pasi ka mbërritur ambulanca, mjekët kanë konstatuar plagën e shkaktuar nga arma me zjarrit.

Asnjë gjurmë e autorëve nuk është fiksuar nga kamerat e sekuestruara deri më tani, kjo për shkak të errësirës, por dyshohet se ai është qëlluar nga një lartësi.

Hetuesit kanë dërguar në laborator celularin e viktimës për të parë komunikimet e tij të fundit. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe kamera në rrugë dhe biznese të tjera në afërsi të pallatit ku jetonte viktima.

Gjithashtu po kqyren pamje të kamerave të sigurisë edhe në ditë të tjera përpara vrasjes për të parë nëse ka apo jo lëvizje të dyshimta.

Pista e hetimit mbetet ajo për shkak të pronave ose për shkak të biznesit që prej vitesh kishte Eduard Reçi në fushën e ndërtimit. Në vitin 2015 kishte bërë një kallëzim për çështje pronësie, çështje që është mbyllur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U MOR I PANDEHUR I SPAK/ Plarent Ndreca paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, akuza për pabarazi në tendera
Previous article U KALLËZUA NGA BELERI/ Kalon për gjykim dosja ndaj ish-kryebashkiakut te Himares, Jorgo Goro

s.autor

Postime të ngjashme

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz Aktualitet

SËRISH SHERR MES ORGANIZATORËVE/ Olsi Jazexhi akuza Gent Prognit: Shpenzon 30- mijë euro dhe s’dihet burimi, vjen me tropojanë dhe rrahin njerëz

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT