• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTE NE SHKODER/ Zbardhet SKENA E KRIMIT, ish-polici mbrojti me trup gruan dhe fëmijën. Të qarat që alarmuan…
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTE NE SHKODER/ Zbardhet SKENA E KRIMIT, ish-polici mbrojti me trup gruan dhe fëmijën. Të qarat që alarmuan…

15 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Boran Berçama dhe Silvi Ndoci, çifti që u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz në Shkodër, jetonin prej 7 muajsh në katin e tretë të një pallati në lagjen “Naim Gjylbegu”, së bashku me djalin e tyre 1 vjeç e gjysmë.
Ngjarja u raportua rreth orës 06:40 të mëngjesit të sotëm por dyshohet se ekzekutimi i tyre ka ndodhur pak pas mesnate.

Policia gjeti në vendngjarje 20 gëzhoja plumbash. Boran Berçama mësohet se ka marrë një plumb në kokë ndërsa plumbat e tjerë në trup. Ndërsa bashkëjetuesja e tij është qëlluar vetëm në trup.

Nga skena e krimit e ndërtuar nga grupi i ekspertizës, mësohet se ish-efektivi në momentin që ka parë personin ta të qëllojnë në drejtim të tyre, ka tentuar të mbrojë bashkëjetuesen dhe fëmijën e tij, duke i mbuluar me trup. Fatmirësisht plumbat nuk kanë kapur fëmijën i cili ka qenë në gjumë momentin e ngjarjes. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës rreth orës 06:40 ku më pas është marrë nga familjarët e Berçamës. Ndërkohë rreth orës 09:30, trupat e dy viktimave janë dërguar në morg.

Që në nisje të vettingut, Berçama nuk ishte më pjesë e policisë së shtetit pasi ishte tërhequr nga detyra që mbante si efektiv. Ai ka shërbyer për një periudhë kohë në rrethin e Pukës, në bashkinë e Fushë Arrëzit. Për një periudhë kohe të shkurtër kishte emigruar në Francë dhe më pas ishte rikthyer në Shkodër ku prej 7 muajsh jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen “Naim Gjylbegu” me bashkëshorten e tij, edhe pse zyrtarisht nuk kishin bërë celebrimin, dhe djalin.

Policia ka siguruar pamjet filmike të disa subjekteve përreth, me shpresën se do kenë arritur të kapin autorët e vrasjes. Ekzekutimi dyshohet të ketë ndodhur pas mesnate. Është shfrytëzuar një nga momentet ku zona ka pak lëvizje, pasi është një zonë tregtare.

Ka qenë banorët e zonës që kanë parë ngjarjen në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Mendohet se kanë qenë pikërisht të qarat e fëmijës që kanë vënë në lëvizje banorët që më pas kanë njoftuar policinë.

Policia ka shoqëruar në komisariat për marrjen në pyetje dëshmitarët në vendngjarje dhe familjarët e viktimës.

Nga mënyra sesi policia e ka gjetur çiftin brenda automjetit, shënjestër e atentatit ka qenë Bërçama dhe bashkëshortja dyshohet se ka humbur jetën nga plumbat që kanë goditur bashkëshortin e saj, të cilët kanë depërtuar në trupin e saj.

Drejtuesit më të lartë të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me prokurorët e rrethit janë angazhuar në hetimet për krimin e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Chelsea ofron Fabregas dhe para, për Milinkoviç-Saviç
Previous article Elvana Gjata një Divë e vërtet, elektrizon Prishtinën me koncertin madhështor

Ina.Autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT