Ditën e sotme policia ka zbuluar DETAJE të reja rreth ngjarjes tragjike që ndodhi një ditë më parë në Shkodër.
Në vijim të hetimeve për vrasjen e dyfishtë mësohet se autorët e dyshuar të vrasjes ishin dy, njëri që ka qëlluar mbi çiftin dhe tjetri që ka qendruar në makinë dhe ka ndihmuar autorin që ka qëlluar, të largohet.
Ngjarja ndodhi në pak sekonda, dhe autori është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit.
Sipas policisë autori ka qenë shumë i qetë gjatë ngjarjes çka ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për autorë profesionist ose një vrasje me pagesë.
Një DETAJ tjetër të rëndësishëm rreth ngjarjes e ka zbuluar e afërmja e çiftit në shkrimin pikëllues që e ka nisur me ngushëllime për fëmijën e mitur i cili ndodhej bashkë me prindërit e tij në momentin e ngjarjes por që fatmirësisht i shpëtoi breshërisë së 23 plumbave.
E afërmjapa detaje konkrete fajëson dhe i drejtohet dikujt që duket se ka lidhje me ngjarjen duke shkruar:
Jeta juaj mori një rrugëtim tjetër. Me duhet ta them qe punuat per kete. ua ndertuan shtepine ca te panjohur”bene llaç.. e ngriten tulla”e spushuan njehere.por tani kuptova qe kjo shtepi ishte nje VARR I RI. Nje shtepi ku do te fleje hija “jote” dhe jo “ti”.
AlpeNews.al