• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY ZYRTARËVE TË PDK-SË NË PEJË/ Mjekësia Ligjore jep DETAJE për autopsinë
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DY ZYRTARËVE TË PDK-SË NË PEJË/ Mjekësia Ligjore jep DETAJE për autopsinë

9 September, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mbrëmë tragjikisht në Pejë mbetën të vrarë dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, për shkaqe ende të panjohura për publikun. Duke qenë se kemi të bëjmë me vrasje trupat e të dy viktimave do i nënshtrohen edhe autopsisë.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në një prononcim për Periskopin ka treguar se ky prcoes pritet t’u kryhet trupave të viktimave sot në orësn 15:00.

‘’Sipas njoftimit te mjekut kujdestar te Institutit te Mjekesise Ligjore, autopsia e dy rasteve te Pejes do te kryhet sot me fillim ne oren 15:00. Ne autopsi do te te merr pjese edhe prokurori i rastit dhe policia’’, ka thënë për Periskopin zv/drejtorja e Instutit, Flutra Goga.

Ajo tutje shton se aktualisht nuk mund të shpalosin detaje të tjera rreth rastit.

Nga të shtënat me armë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje shtesë.

“Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar humbja e jetëve të dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa Prokuroria Themelore e Pejës ka deklaruar se tha se hetimet janë duke u zhvilluar në disa pista, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për obduksion.

Nikçi tha se derisa të vazhdojnë hetimet janë të rezervuar në dhënien e informatave pasi rasti është i ndjeshëm dhe mund të dëmtohet procesi i hetimeve.

“Të mërkurën mbrëma si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet policore dhe prokurorja e Departamentit të krimeve të rënda. Sot gjatë ditës kryeprokurori, prokurorja dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë intensive po zhvillohen hetimet që të zbulohen rrethanat dhe motivet”, ka deklaruar Nikçi.

Dyshimet fillestare, sipas raportimeve janë se dy zyrtarët e PDK’së vranë njëri-tjetrin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IKU ME ÇANTËN 169 MILIONË DOLLARË? Rishfaqet presidenti afgan: Më falni që ika, nuk do t`ju braktis...
Previous article FALSIFIKUAN TESTE COVID PËR QYTETARËT/ Jepet masa për 5 të arrestuarit në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë Aktualitet

MBAHET PROTESTA E 87-të PARA KRYEMINISTRISË/ Përsëriten kërkesat kundër Qeverisë

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës Aktualitet

"NUK DO TË VRASIM NJËRI-TJETRIN, VETËM..."/ Biseda e fundit mes Allmuçës dhe vëllait të viktimës

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti Aktualitet

PËRFSHIHET NGA FLAKËT MALI I SHASHICËS NË KANINË/ Era e fortë vështirëson ndërhyrjen, rrezikohen stanet me bagëti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT