Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz të Krujës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Gramoz dhe Xhontil Bardhi, ka tronditur zonën.
Banorët të trònditur nga ngjarja, në një intervistë për Fax News shprehen se familjet kanë qenë të mira, dhe se ngjarja është mjaft e rëndë.
“Nuk ishin djem të këqinj, dukeshin djem shumë të mirë, po të rinj jane dhe nuk e di se si mund të ketë rrjedhur ngjarja. Me personin tjetër nuk kam njohje nuk e di fare se kush është, por për këta të vjen kèq, të vjen kèq po të vriten dy pula jo dy djem, dy djem tërinj.
Të parët thoshnin se po të kryeje një vrásje duheshin ’12 penë buaj’, nuk duheshin buaj vërtetë por ishte thjesht idea për të treguar se sa shumë rëndësi ka jeta e njeriut e se sa duhet të mendohej para se të kryejë një vrásje dhe duhet të ketë shume logjike para se të veprojë, por pune të rinjsh.
Për ngjarjen nuk di asgjë madje jam habitur kur më morën në telefon e më thanë se çfarë kishte ndodhur, nuk kemi pasur vrásje të tjera në fshat’, shprehet njëri prej banorëve.
Një tjetër banor i bën thirrje qeverisë të marrë masa duke e quajtur ngjarjen një masakër të vërtetë.
“Është një ngjarje shumë e shëmtuar nuk di çfarë të them, për këtë duhet të marrë masa qeveria, dhe masa të rënda se nesër ndodh tjetra, ç’është kjo qeveri kështu qeveria duhet të marrë masa serioze, këtu është bërë një masakër, i kanë vrarë dy fëmijë, dy djem. Nuk di çtë them me shumë, i bëj thirrje qeverisë që të vihen frenat nuk mund të ketë para ligjit, këtë e kam shok e këtë e kam dajë, ligji është për të gjithë e ligji duhet te jetë i drejtë”, tha ai.


