Është dhënë përgjigja ditën e sotme për bjërin nga të akuzuarit për vrasjen e Devi Kasmit. Apelimi i vendimit për Mario Meshinin, nuk është pranuar nga Gjykata, duke e lënë përfundimisht në burg Mario Meshinin.
Gjykata e Apelit Tiranë vendos që shtetasi Mario Meshini, i akuzuar për bashkëpunim për vrasjen e Kasmit, mbrëmjen e 29 janarit në Tiranë, do të vijojë të qëndrojë në burg duke mos pranuar kërkesën e tij për gjykim në liri.
Mario Meshini u arrestua me 30 janar për vrasjen e Kasmit.Pak ditë pas ngjarjes, policia arrestoi ish-policin grek Efthimios Efthimiu, si vrasësi me pagesë i Kasmit, si dhe tre bashkëpunëtorë të tij Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallarin. Ndërsa Aurel Hoxhallari është në kërkim si organizatori dhe porositësi i atentatit.
/AlpeNews.al


