• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DEMIR BACKËS/ Prençi: Kanë marrë pjesë 3 persona! Gazetarja: Dyshoj se është…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DEMIR BACKËS/ Prençi: Kanë marrë pjesë 3 persona! Gazetarja: Dyshoj se është…

25 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ka folur për atentatin që i mori jetën 57-vjeçarit, Demir Backën, mbrëmjen e 23 tetorit, në parkimin e QTU-së.

Në fjalën e tij Prençi ka thënë se në këtë ekzekutim dyshohet se kanë marrë pjesë tre persona, ndërsa të paktën dy të tjerë dyshohet që kanë ndihmuar personat të largohen nga vendi i ngjarjes.

“22 atentate të tipit mafioz në këtë vit. Në ngjarjen kriminale kanë marrë pjesë jo më pak se tre persona, se kemi të shtëna me dy lloje armësh. Dy janë gjetur dhe në makinën e djegur dhe i treti drejtuesi i mjetit, pa llogaritur se mund të ketë pasur edhe një apo dy mjete të tjerë. Duke analizuar ngjarjen rezultatin e atentatit do të thotë që grupi i ekzekutimit ka qenë jo më pak se 3 dhe grupi mbështetës jo më pak se dy.

Kam punuar në Fier dhe e kam njohur të ndjerin, biznesmen pa konflikte. Nuk ka qenë një person problematik pavarësisht se vëllai i tij është ekzekutuar në 1997. Nuk e ka pritur. Por nuk është rasti i parë në Fier që goditen biznesmenë. Duhet ndryshuar strategjia e policimit se tashmë nuk po goditen vetëm biznesmenët me konflikte, por edhe ata të thjeshtë”, tha Shemsi Prençi.

Ndërsa gazetarja Laureta tha se dyshohet që vrasja e Backës është vrasje e porositur dhe me pagesë.

“Familjarët e Demi Backës e përcollën trupin e tij në banzë të gjithë riteve tradicionale. Varrimi i tij ishte i thjeshtë, pasi Demi Backa mund të jetë viktimë e krimit të organizuar, por ai ishte biznesmeni i dashur i komunitetit ku zhvilloi aktivitetin.

Demi Backa nuk pinte kafe i shoqëruar nga bodigardë dhe as nuk lëvizte me makina të bblinduara. Nuk priste një ekzekturim të këtij tipi mafioz. Elementët e jetesës së tij janë të një jete normale dhe bënte një jetë të rregullt familjare.  Në rastin e Demi Backës dyshoj se është vrasje me pagesë”, tha gazetarja Laureta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBATI FIFI-SEMI/ Banorët: Shkak ishte gjesti i mëparshëm nga Graniti
Previous article AKSIDENT I KATËRFISHTË NË BERAT/ Makina me shpejtësi përplaset me tre mjete të tjera dhe godet... (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta! Aktualitet

PROTESTA/ Eurodeputetja mesazh Ramës: A po na dëgjon? Kërkesat e protestuesve janë të qarta!

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën Aktualitet

PËRSHKALLËZOHET PROTESTA/ PËRPLASJE tek Politekniku! Protestuesit hyjnë me forcë, kërkojnë banderolën

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi, protestuesit drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT