Mbrëmja e 4 tetorit ku në zonën e ish bllokut mbeti viktimë një person dhe u plagosën 2 të tjerë tronditi kryeqytetin dhe do të mbahet mend gjatë edhe për faktin se pjesë e përplasjes ishte “molla e sherrit” ,këngëtarja Elvana Gjata dhe i njohuri i policisë Ervis Martinaj.
Teksa masat përkatëse janë dhënë nga Gjykata, detaje të reja vijojnë të dalin në dritë dita ditës.
Sot, është publikuar një sekuencë video nga një kamerë e lokalit ku ndodhi ngjarja.
Siç edhe shihet, gjithçka ndodhi brenda 2 minutave. Megjithë vështirësitë që mund të haset teksa shihet video, dinamika kuptohen qartë dhe personat janë të identifikuar.
Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Gjata është ndër të parët që vrapon të dal pasi ndodh sherri.
Një nga dëshmitë më parë ka qënë se Mata, pasi ka takuar Elvana Gjatën është kthyer i nevrikos në lokal, por një gjë e tillë nuk arrin të dallohet në video.
Ajo që vlen të përmendet është se të dy, edhe Ervin Mata edhe Elvana Gjata vijojnë të jenë në kërkim.
Mata ndoshta me “të drejtën” e tij pasi do ti shpëtoi ngjarjes, por Elvana pse?
/AlpeNews.al


