Ish- missi Suada Sherifi duket se e ka rikuperuar shumë shpejt veten, që pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-bllokut , ku i përfshirë ishte dhe bashkëshorti i saj Eldi Dizdari.
Në ngjarje mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, si dhe i vdekur Fabian Gaxha. Nga ky moment, bashkëshorti i Suadës vazhdon të jetë në kërkim.
Mirëpo, pak minuta më parë, ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga qyteti I të dashuruarve, Parisi.
Suada e veshur me një fustan të bardhe dhe me një buzëqeshje rrezëllitëse shfaqet tepër e lumtur afër kullës ‘Eiffel’.
Nuk e dimë se me kë ka shkuar Suada në qytetin e pasionit, pasi bashkëshorti i saj është në kërkim. Një mister i vërtetë…




