Vrasja e Bledar Muçës në Belgjikë i njohur si britaniku për median belge duke si një larje hesapesh dhe ajo është kryer nga profesionistë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në në Aartselaar (provinca e Antwerp) në Belgjikë. Viktimës iu bë pritë në rrugën përpara banesës së tij në Baron Van Ertbornstraat në Aartselaar rreth orës 23:00 të së shtunës në mbrëmje, kur mbërriti me makinën e tij. Banorët vendas dëgjuan disa të shtëna dhe më pas një makinë u largua me shpejtësi.
“Prokurori hetues, mjeku ligjor, laboratori dhe eksperti i balistikës dolën vetë në vendngjarje mbrëmjen e së shtunës. Kemi kërkuar një prokuror hetues për vrasje”, thotë Kristof Aerts nga prokurori publik i Antwerp. “Në këtë fazë të hetimit, duket si një larje hesapesh dhe vepër profesionale.”
Policia Gjyqësore Federale e Antwerpit, sipas mediave belge, do të kryejë hetimet e mëtejshme. Aktualisht janë në kërkim autorët. Nuk është ende e qartë nëse ka një lidhje me pazaret e drogës. “Ne sigurisht që nuk mund të bëjmë ende asnjë deklaratë për këtë”,shkruan media belge HLN. Ndërsa dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e Muçës.
Pas hetimeve, Bledar Muçës i është gjetur edhe një pasaportë tjetër bullgare me identitet tjetër. Është dashur identifikimi me gjurmë gishtërinjsh për të zbuluar se viktima është Bledar Muça 39-vjeç nga Elbasani.
Në mediat belge janë publikuar edhe disa dëshmi të fqinjëve të cilët raportojnë se e njihnin si “anglez” viktimën, kjo për shkak se ai kishte shtetësi britanike. Një prej fqinjëve ka parë edhe njërin prej vrasësve, i cili është larguar teksa në dorë kishte armën.
“Pashë një nga autorët duke ikur me makinë. Mbante armë në dorë”, ka thënë fqinji.
Zona e Aartselaar njihet për luftën e ashpër mes klaneve të drogës që importohet nga Amerika e Jugut. Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistat që e lidhin viktimën me pazaret e drogës, por edhe për larje hesapesh në Shqipëri.
Bledar Muça është emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.
Në verën e vitit 2016 ai u arrestua dhe u dënua me dy vite burg pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve të policisë teksa ishin në vëzhgim të familjes Çapja. Muça u filmua nga kamerat e sigurisë me armë në dorë duke qëlluar ndaj policisë.
Vrasja e nëntorit me 8 plumba, Arditit po nga Elbasani
Mediat belge shkruajnë se ekzekutimi i Bledar Muçës në Aartselaar të kujton gjithashtu luftën e drogës në Bruksel , e cila u zbulua pjesërisht nga Operacioni Sky. Aty u zbulua një grindje territoriale mes dy klaneve që rezultoi në të paktën tetë arrestime, si në vendin tonë ashtu edhe në Shqipëri.
Në Molenbeek vitin e kaluar u vra me tetë plumba edhe një tjetër shqiptar, ndonëse ajo vrasje nuk do të kishte lidhje me këtë klan mafioz. Shqiptari është i datëlindjes 1982 dhe është identifikuar me emrin Ardit Spahiu nga Elbasani.
Ardit Spahiu i njohur dhe me ermin Arjan u ekzekutua me 8 plumba. Policia belge ka konfirmuar se viktima i cili qëndronte ilegalisht u qëllua me 8 plumba në zonën Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.
Ai mësohet se ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë. Për shkak të precedentëve penalë të viktimës dyshohet se vrasja ka ndodhur pikërisht për hakmarrje ose për larje hesapesh.
Spahiu është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve.
Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan. Uniformat blu e arrestuan më 18 shtator në Elbasan, ndërsa për të u ngritën dyshime dhe për porositjen e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të shumë kërkuarit Talo Çela.




