Gjykata e Apelit le të pa ndryshuar dënimin me 15 vjet burg ndaj Fredi Rrushit, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, trupi i pajetë i të cilit u gjet në pas malit të Dajtit.
Vendimi i Shkallës së Parë ishte ankimuar nga babai dhe i biri i viktimës, por Apeli vlerësoi të mos pranojë animin për mungesë legjitimiteti.
Në korrik 2023, Gjykata e Tiranës dënoi me 15 vite burg Fredi Rrushin, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar shkoi në 10 vite burg. Në pretencë prokuroria e kryeqytetit kishte kërkuar 18 vite burg për Rrushin.


