• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT NË MES TË LOKALIT NË TIRANË/ Drejtori i Policisë jep detaje nga hetimet për kapjen e agresorit
Home
Breaking News

VRASJA E BIZNESMENIT NË MES TË LOKALIT NË TIRANË/ Drejtori i Policisë jep detaje nga hetimet për kapjen e agresorit

23 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka folur për vrasjen e Edmond Papës, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda një lokali në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë më datë 16 dhjetor.

Vocaj ka thënë se për ngjarjen kriminale dhe kapjen e autorit po punon një grup i posaçëm, ndërsa thekson se nuk mund të komunikojmë informacione konkrete për median për momentin.

“Po punojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultate pozitive në lidhje me provat dhe hetimet që po kryejmë”, tha drejtori i Policisë Tiranë.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Edmond Papa sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar dhe ende i paidentifikuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup.

Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci i Fierit, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë.

Mesditën e së premtes ai kishte ardhur në Tiranë tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se 49 vjeçari iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit që kishte në tavolinë.

Atentatori i veshur me të zeza mundi të largohej menjëherë prej andej në këmbë përmes disa rrugicave në zonë. Dyshohet se më pas ai mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar me ndonjë mjet.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie. Edmond Pjetri, shef i komisariatit nr 2 sqaroi se si ndodhi krimi.

Krahas postoblloqeve të ngritura në hyrje-dalje të Tiranës, jashtë lokalit, policia kreu kontroll edhe në mjetin G Class me targa AB 001 GG të viktimës.

Vrasja e Edmond Papës po hetohet në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë.

Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Edmond Papa është dënuar në Greqi për trafik të lëndëve narkotike. Po për të njëjtën vepër penale, dyshohet edhe nga autoritetet në Angli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E FUNDVITIT/ Ambasadorja Kim publikon videon dhe uron në gjuhën shqipe: Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Previous article PUTIN MË NË FUND E PRANON/ Konfliktin në Ukrainë e quan “luftë”: Qëllimi ynë është…

s.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT