• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT NE BLLOK/ Ish-polici i arrestuar u kap në 2014 me 1 ton hashash, do trafikohej për llogari të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VRASJA E BIZNESMENIT NE BLLOK/ Ish-polici i arrestuar u kap në 2014 me 1 ton hashash, do trafikohej për llogari të…

27 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, mbrëmjen e 14 shkurtit në zonën e ish-Bllokut.

Njëri nga të arrestuarit, 43-vjeçari Denis Demiri, i njohur edhe me emrin Alban, dyshohet të ketë rolin e ekzekutorit. Ndërsa personi tjetër, Ardian Serezi, 49-vjeç, ish-shofer i Parkut të Ministrisë së Brendshme, sapo kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar për transportimin e 1 ton hashash, që dyshohet të ketë qenë e biznesmenit Begalla.

Burime nga grupi hetimor, thanë se motivi i ngjarjes dyshohen të kenë qenë borxhet, që lidhen edhe me sasinë e konsiderueshme të drogës së kapur në vitin 2014 në Gjirokastër.

Të njëjtat burime konfirmuan se është provuar edhe me prova shkencore se Demiri është personi, që ka kryer ekzekutimin e Begallës. Ndërsa personi tjetër, që është fiksuar nga kamerat e sigurisë natën e krimit, i cili ka rolin e bashkëpunë- torit, ende nuk është arrestuar dhe po punohet për kapjen e tij. Për ish-policin Serezi, deri tani është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, por gjithashtu dyshohet se është i përfshirë në organizimin e ngjarjes.

ARRESTIMET Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, gjatë një konference për shtyp paraditen e djeshme, njoftoi se dje gjatë orëve të para të mëngjesit, ishte finalizuar operacioni i koduar “Triss”, gjatë të cilit u arrestuan dy të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Memli (Afrim) Begalla.

Operacioni u organizua nga strukturat e Hetimit të Krimeve në Policinë e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, duke u bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimin e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt në kryeqytet. Drejtori Skënderaj tha se, nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla.

Ndërsa, sipas tij, dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Drejtori i Policisë së kryeqytetit tha se për arsye hetimore, nuk mund të bëhen publike të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet, si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

AUTORET Të dy personat e arrestuar dje nga Policia e Tiranës, në lidhje me vrasjen e biznesmenit 64-vjeçar, Memli Begalla, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Personi që sipas policisë është ekzekutori, Denis Demiri, ka qenë i dënuar më parë për një tentativë vrasjeje.

Ngjarja për të cilin ai ishte dënuar, ka ndodhur më 2 prill të vitit 2012, në afërsi të maternitetit “Koço Gliozheni”, kur ai tentoi të vriste me armë zjarri shtetasin me iniciale F.M., me pretendimin se i kishte shqetësuar të fejuarën. Por Policia arriti të parandalonte ngjarjen dhe arrestoi autorin e dyshuar, para se ai të shkrepte armën.

Nga ana tjetër, personi tjetër që u arrestua dje, Ardian Serezi, ishshofer i Parkut të Ministrisë së Brendshme, kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu. Në shkurt të vitin 2014, ai u arrestua gjatë një operacioni të Policisë së Gjirokastrës, teksa po transportonte 1 ton kanabis.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se këtë sasi droge ai po e tentonte ta trafikonte për llogari të biznesmenit Begalla.

Për këtë rast, në atë kohë pati edhe një reagim të Partisë Demokratike, përmes deputeti Flamur Noka, i cili denonconte se Serezi ishte i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-missin dhe vajzën e saj nuk do i dalloni dot nga njëra-tjetra! (FOTO)
Previous article Menduam se ishte në një romancë, reperi rrëfen të vërtetën rreth ndjenjave (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT