• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMEMIT MONDI MËHALLA/ Dëshmia e ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj
Home
Breaking News

VRASJA E BIZNESMEMIT MONDI MËHALLA/ Dëshmia e ish-ortakut: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

9 December, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon.

Në dosjen që disponon e Top Channel, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin.

Ai ka shpjeguar se gjatë kësaj kohe ishte dhe Fatlinda Istrefi në shtëpinë e tij dhe po diskutonin që të iknin në Tiranë.

“Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat dhe po prisja Mondin, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej dhe kam qëndruar rreth 20 min dhe ora e saktë ka qenë 18 e ca fiks nuk mbaj mend orën dhe më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”.

Gjatë shpjegimit, Xhino Ago, është shprehur se në shtëpi ka qëndruar me gjyshen dhe babin, kurse nëna e tij kishte ikur në Tiranë me kunatin, sepse se nipat dhe mbesat i mbajnë prindërit e tij.

Ndër të tjera ka treguar se ka në pronësi 16 makina të markës  kineze elektrike, prej të cilave 7-8 automjete i kishte me qira Mond Mëhalla.

Në lidhje me ngjarjen deklaruesi është shprehur se kur ka marrë vesh për ngjarjen nëpërmjet telefonit nga operatorja e firmës është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xh*** Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar.

Aty ka mësuar nga personat që ishin aty afër se Mondi, ishte vrarë me armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DORËHEQJA E ELSA TOSKËS/ Kuvendi rihap procedurën për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese
Previous article THESAR I ÇMUAR KULTUROR/ Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e UNESCO-s!

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT