• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BAJRIT/ Artan Hoxha: Viktima nuk ruhej, bandat në Shkodër veprojnë me salla operative…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BAJRIT/ Artan Hoxha: Viktima nuk ruhej, bandat në Shkodër veprojnë me salla operative…

3 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një tjetër vrasje me armë zjarri. Maskat që lëviznin nga një automjet qëlluan me 10 plumba në drejtim të Naim Bajrit duke e lënë atë të vdekur ndërkohë që mbeti i plagosur punonjësi i tij në markatën e Peshkut, Astrit Zeneli.

Gazetari Artan Hoxha deklaroi ditën e sotme se bandat në Shkodër veprojnë me salla operative të cilat tha ai janë më permanente se ato të policisë.

“Dobraçi është i mbuluar me kamera. Ashtu është edhe Kirasi. Më vinte mesazhi pse ke hyrë në këtë zonë. Ata kishin kamerat e veta, janë me salla operative. Janë me permanente se ajo e policisë. Kemi të bëjmë atje me organizime që kanë në përbërje struktura shumë të fuqishme monetare dhe brenda tyre kanë edhe ekzekutorë”, tha ai në Abc Live.

Hoxha foli ndër të tjera për llojin e kriminalitetit në Shkodër, që për bazë ka marrëdhëniet farefisnore. Sipas tij, kjo e bën edhe më të vështirë punën e hetuesve për t’i zbardhur dhe për pasojë shumica e ngjarjeve janë pa autor.

“Në Shkodër ekzekutorët janë vendas. Ata i bëjnë vete sepse kanë hakmarrjen. Dhe hakmarrja duhet të jesh vetë, sepse ajo u jep një ndjenjë triumfi.

Kur shteti nuk vepron çfarë mendoni ju? Në momentin që ata nuk gjejnë njëri-tjetrin fillojnë dhe vrasin të afërmit, ata që janë më hallexhinjtë. Në 9 prill u plagos Admir Bilali, në makinë me të indohej edhe ëma. Në 30 prill i bëhet atentat Dedë Pllanajt. Për fat të mirë ai përfundoi me plagosje. Kjo sot është vijimi i ngjarjeve.

Kur nuk vepron shteti ata i zgjidhin vetë. Personi që është vrarë sot ishte në kafe, nuk ruhej. Pra është objektiv i lehtë për tu arritur. Viktima i sotëm është babai i Indrit Bajrit që u vra në 2001. Është një ngjarje që ka pasur dënim në atë kohë”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U THA SE KANË NJË MARDHËNIE TË TENSIONUAR/ Beniada dhe Megi shfaqen bashkë (FOTO)
Previous article PËR HERË TË PARË NË BOTË/ Realizohet transplanti i parë i veshit me teknologjinë 3D

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua Aktualitet

ATENTATI NË ELBASAN/ Autori i veshur për Halloween, iu afruan fëmijë për të luajtur, por u zhduk në përrua

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë Aktualitet

ZJARR PRANË BANESAVE NË ZONËN JUGORE TË ELBASANIT/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë Aktualitet

DYSHOHET SE KËRCËNOI NJË DREJTORESHË NË SEKTORIN E TATIMEVE/ Bashkëshorti i deputetes Spriopali vihet në hetim në gjendje të lirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT