• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËR HERË TË PARË NË BOTË/ Realizohet transplanti i parë i veshit me teknologjinë 3D
Home
Jetë

PËR HERË TË PARË NË BOTË/ Realizohet transplanti i parë i veshit me teknologjinë 3D

3 June, 2022 s.autor Jetë

Një vajzë 20-vjeçare është bërë personi i parë në botë që i është nënshtruar një transplanti të suksesshëm të veshit, me teknologjinë 3D.

Pacientja e njohur si Alexa nga Meksika, ka lindur me sëmundjen mikrotia, që është një defekt i rrallë, i cili bën që pjesa e jashtme e veshit të jetë e vogël, pa formë dhe po ashtu mund të shkaktojë probleme me dëgjim.

Mjeku Arturo Bonilla, një kirurg rindërtues i veshit në San Antonio, kreu operacionin e implantit të gruas duke hequr gjysmë gram kërc nga mbetjet e veshit të saj dhe më pas e dërgoi atë në “3DBio Therapeutics” në Long Island City të Queens, së bashku me një skanim 3D të veshit të saj të shëndetshëm.

Kondrocitet e Alexa-s, të cilat janë qeliza përgjegjëse për formimin e kërcit, u izoluan nga kampioni i indeve dhe u rritën në një grumbull të veçantë lëndësh ushqyese, duke i kthyer ato në miliarda qeliza. Këto u futën në një bio-printer të specializuar 3D me një shiringë dhe ato u kthyen në një formë të vogël të zgjatur që ishte një kopje pasqyre e veshit të shëndetshëm të pacientes. I gjithë procesi i printimit zgjati më pak se 10 minuta.

Forma e shtypur e veshit u dërgua më pas në ruajtje të ftohtë te Dr.Bonilla dhe ai më pas e implantoi veshin nën lëkurë, pikërisht mbi nofullën e Alexas. Pasi lëkura u shtrëngua rreth implantit, u formua forma e një veshi. Alexa tha se filloi të bëhej më e vetëdijshme për pamjen e saj kur u bë adoleshente dhe se vazhdimisht përpiqej të mbulonte veshin e saj duke mbajtur flokët të gjatë, pothuajse gjithmonë të lëshuara. Shtoi se transplanti do të thotë se ajo do të mund të t’i mbajë flokët e saj edhe të lidhura tani.

Rikujtojmë se një burrë, duart e të cilit mbetën të papërdorshme nga skleroderma, mori një jetë të re, pas asaj që besohet të jetë transplanti i parë i dyfishtë i duarve në botë për këtë sëmundje. Steven Gallagher u diagnostikua me sklerodermë, një sëmundje autoimune që shkakton shenja në lëkurë dhe organet e brendshme, pasi pati një skuqje të pazakontë në faqet dhe hundë, rreth 13 vjet më parë dhe dhimbje në krahun e djathtë./ Top Albania Radio

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BAJRIT/ Artan Hoxha: Viktima nuk ruhej, bandat në Shkodër veprojnë me salla operative...
Previous article "QESET MASË E PARË"/ Ministrja e Mjedisit: Do ndalojmë ambalazhet plastike, si: pjata, lugë a gota

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT