• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BABË E BIR/ Zbardhen detaje nga krimi i rëndë, autorët iu zunë pritë në rrugë, 57-vjeçari dyshohet se bashkëpunonte me policinë për…
Home
Breaking News

VRASJA E BABË E BIR/ Zbardhen detaje nga krimi i rëndë, autorët iu zunë pritë në rrugë, 57-vjeçari dyshohet se bashkëpunonte me policinë për…

30 June, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja babë e birë e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër. Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra janë viktimat e kësaj ngjarje të rëndë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.

Të dy po shkonin me fuoristradën e tyre drejt shtëpisë së djegur në Dukagjin dy ditë më parë. Ende pa mbërritur tek banesa e shkrumbuar disa persona i kanë zënë pritë dhe i kanë qëlluar me armë e zjarrit automatik kallashnikov duke i lënë të vdekur në vend brenda automjetit.

Ngjarja ka ndodhur tek një kthesë e padukshme në një zonë të pyllëzuar, afro 500 metër pa mbërritur tek banesa e djegur e Gjokë dhe Eduart Gurrës. Autorët i kanë zënë prit pasi kanë pasur informacionin e saktë se dy viktimat po shkonin drejt banesës së tyre të djegur dhe aty nga distanca i kanë qëlluar me breshëri plumbash automatiku duke bërë që të humbin jetën në mënyrë të menjëhershme.

Pasi janë siguruar se Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra kanë ndërruar jetë, autorët janë larguar në drejtim të paditur. Një prej pistave kryesore të këtij hetimi lidhet me dhënien e informacionit të shtetasit Gjokë Gurra për policinë e shtetit në aksionet për asgjësimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Gjokë Gurra para afro 20 vitesh ka qenë efektiv policie por ka ruajtur kontaktet dhe marrëdhëniet me ish-kolegët. Sipas burimeve, 57-vjeçari herë pas here ka informuar policinë e Shkodrës lidhur me parcelat e kultivuara me kanabis sativa në Dukagjin. Kjo mbetet ende një pistë hetimi e pakonfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë një tjetër pistë hetimi ku është përqendruar policia është edhe lëndët drusore ku babë e birë që mbetën të vrarë punonin prej vitesh duke i transportuar nga Dukagjini drejt Shkodrës, edhe pse kjo pistë është më pak e besueshme për grupin hetimor. Ndërkohë nuk përjashtohen edhe konflikte të tjera që Gjokë Gurra dhe djali i tij mund të kenë pasur me persona të ndryshëm. 52-vjeçari ishte edhe pronar i një lokali në afërsi të drejtorisë vendore të policisë Shkodër, ku edhe banonte prej vitesh.

Autorët e kësaj ngjarje ende nuk janë identifikuar dhe policia po punon për identifikimin dhe gjetjen e tyre. Zbardhja e ngjarjes mbetet e vështirë për shkak se forcat e policisë kanë mbërritur pas 2-3 orësh sepse rruga është e amortizuar në një terren të vështirë malor, çka i ka favorizuar autorët që të kryejnë vrasjen dhe të largohen në drejtim të paditur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTOI ME ARMË ZJARRI 17-VJEÇARIN/ Efektivi i policisë i kërkon falje familjes së viktimës
Previous article "RRUGAÇ, HAJDUT"/ Plas sherri në Kolegjin Zgjedhor, Lefter Maliqi përplaset me përfaqësuesin e KQZ

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT