• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E AVOKATIT GREK/ Ish-futbollisti shqiptar ENO MATA-Policisë: Nuk e vrava unë
Home
Breaking News

VRASJA E AVOKATIT GREK/ Ish-futbollisti shqiptar ENO MATA-Policisë: Nuk e vrava unë

29 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos kanë marrë një tjetër kthesë.

Njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes, është rishfaqur dhe ka lënë një shënim për policinë greke. Ai është Aleksandër Mata ose Eno Mata.

Mediat greke thonë se mëngjesin e së mërkurës, Eno Mata dhe disa shqiptarë të tjerë grabitën një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë. Para se të largohej, Mata la një shënim për policinë greke.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”.

Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin “Maradona – këmbëshpejti”.

31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin “Maradona shqiptar” për shkak të aftësive të tij në futboll.

Eno Mata ose Aleksandër Mata (i njohur me dy emra)

Aleksandër Mata është njëri prej të dyshuarve të vrasjes së avokatit Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë vitin e kaluar.

Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin. Mbrëmjen e 12 Tetorit 2017, Brahimaj ishte së bashku me Aleksandër Matën në zyrën e Zafeiropoulos. Vet Mikel Brahimaj ka pranuar para policisë greke se qëlloi për vdekje avokatin.

Ndërsa Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mesa duket, ai është rikthyer sërish në Greqi. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e një filiali banke në Greqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFUGJATËT/ Greqia dhe Spanja pranojnë të marrin azilkërkuesit që ndodhen në...
Previous article Kombëtarja U-17 humb edhe miqësoren e dytë me Bosnjën

g.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT