• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARJAN GROSËS NË KAVAJË/ Policia ende në kërkim të autorit, ofron 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Home
Breaking News

VRASJA E ARJAN GROSËS NË KAVAJË/ Policia ende në kërkim të autorit, ofron 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë, Habib Rexha është në arrati dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për për çdo qytetar që jep informacione që do të bëjnë të mundur kapjen e tij.

Autori Habib Rexha pasditen e djeshme vrau me një plumb në kokë 48-vjeçarin Arian Gosa, i cili ishte duke pirë kafe me babanë e tij në një lokal në Kavajë. Ai ka vepruar i vetëm dhe pas vrasjes ka arritur që të largohet në këmbë, ndërsa policia ka publikuar edhe foton e tij dhe kërkon nga qytetarët informacione që mund të çojnë në gjurmët e tij.

Shkak i vrasjes është hakmarrja, pasi Habib Rexha është vëllai i Altin Rexhës, i cili mbeti i vrarë në vrasjen e dyfishtë në muajin mars të këtij viti në Kavajë, ku viktimë mbeti edhe Edmond Gosa. Duket se Habib Rexha mori hakun e të vëllait, për një vrasje të dyfishtë në muajin mars që nisi për një konflikt banal.

Autori veproi i vetëm, e duket se është përpjekur që shenjën e hakmarrjes t’ia kthejë në të njëjtën mënyrë fisit Gosa. Ashtu sikurse Arjani u ekzekutua në sy të të atit, edhe Altin Rexha kishte pasur të birin përdore kur Edmond Gosa, e qëlloi me armë dhe e la të vdekur. I tronditur, babai i mbetur tashmë pa asnjërin nga dy djemtë, Osman Gosa nuk ka dhënë asnjë dëshmi para grupit hetimor, e ndërsa në pamje duket i përhumbur teksa grupi i ekspertëve këqyrin vendin e ngjarjes.

Si ndodhi vrasja e Edmond Gosës dhe Altin Rexhës më 29 mars?
Një konflikt banal më 29 mars të këtij viti çoi në vrasjen e Edmond Gosës, alias Armand Gosa, dhe Altin Rexhës, alias Sali Rexha, në Kavajë. Ata kanë pasur një konflikt disa ditë më parë dhe më 29 mars ata u takuan rastësisht në një lokal, ku teksa u përpoqën të sqaronin sherrin, situata degradoi deri në vrasje.

Pyetja ‘Pse më sheh ashtu‘ nga Edmon Gosa ka irrituar Altin Rexhës, i cili ka marrë thikën dhe ka plagosur Edmond Grosën. Më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur Altin Rexhën, por edhe vetë Edmond Gosa humbi jetën nga plagët që mori nga plagosja me thikë. Fisi Gosa mbahen edhe si “të fortët” në Kavajë. Në momentin që Gosa ka qëlluar me armë, në vend ngjarje ka qenë edhe fëmija i Altin Rexhës, i cili ishte futur në një dyqan.

E shkuara kriminale e Armand dhe Arian Gosës
Armand Gosa nuk ishte figurë e panjohur për drejtësinë pasi ishte përfshirë edhe më parë në një ngjarje kriminale. 10 vite më parë po në qytetin e Kavajës,  së bashku më vëllain e tij Arjanin, i cili mbeti i vrarë sot, masakruan me thika një person në vitin 2012. Viktima Gentjan Gjuzi humbi jetën pak muaj më vonë në spitalin e neurokirurgjisë. Sherri në atë kohë lindi për një vajzë. dhe solli për pasojë humbjen e jetës së babait të dy fëmijëve, 41-vjeçarit Mentor alias Gentjan Gjuzi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUM SI..."/ Luizi poston foton e parë me Kiarën dhe ka diçka për t’i thënë
Previous article HUMBI JETË NË NJË BURG TË ZVICRËS/ IML nuk zbulon shkaqet e vdekjes se Briken Hoxhës, mjekoligjorët: S’konstatohen thyerje të kockave

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI) Aktualitet

VRASJA E ISH-POLICIT, SANTIAGO MALKO/ Apeli liron të dyshuarin kryesor, Ilir Selmani lihet në arrest shtëpie (VENDIMI)

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim Aktualitet

PROTESTA/ Organizatori Arben Kola: Nesër vjen mërgata, kanë prerë biletë pa kthim

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve Aktualitet

SHKELJE E BARAZISË NË TENDERA/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe 15 të tjerë për prokurimet publike të rrugëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT