• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HUMBI JETË NË NJË BURG TË ZVICRËS/ IML nuk zbulon shkaqet e vdekjes se Briken Hoxhës, mjekoligjorët: S’konstatohen thyerje të kockave
Home
Aktualitet
Kronikë

HUMBI JETË NË NJË BURG TË ZVICRËS/ IML nuk zbulon shkaqet e vdekjes se Briken Hoxhës, mjekoligjorët: S’konstatohen thyerje të kockave

22 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun e vdekjes së Briken Hoxhës, i cili ndërroi jetë mëngjesin e 17 korrikut 2021 në burgun Champ Dollon la Brenaz në Gjenevë të Zvicrës.

Trupi i pajetë i 37-vjeçarit u zhvarros pak javë më parë, bazuar në një vendim të gjykatës së Tiranës, e cila urdhëroi prokurorinë të vijonte hetimet për rastin dhe i la detyra konkrete.

Në dokumentin dorëzuar institucionit të akuzës, ekspertët e mjekësisë ligjore shprehen ndërsa të tjera se “për shkak se ka kaluar kohë e gjatë nuk janë të gjendje të përcaktojnë shkakun e vdekjes.

Ndërsa theksojnë se në eshtrat e Briken Hoxhës, nuk janë konstatuar thyerje, megjithatë janë në pamundësi të përcaktojnë nëse ndaj tij është ushtruar ose jo dhunë, çka mund të ketë sjellë për pasojë edhe vdekjen.

Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për këtë rast pas kallëzimit të Rafael Hoxhës, babait të 37-vjecarit, i cili pretendonte se i biri nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ndërsa ngrinte dyshime për rrethanat e vdekjes së tij në burg.

Disa muaj pas marrjes së këtij kallëzimi, prokuroria kërkoi pushimin e dosjes, por gjykata e ktheu çështjen për rigjykim, përderisa kostatoi se hetimet nuk ishin kryer të plota.

Vdekja e Briken Hoxhës është trajtuar me herët në emisionin “Në shënjestër”, por ende edhe sot nuk ka një përgjigje nga drejtësia, se çfarë ka ndodhur me 37 vjeçarin brenda ambienteve të burgut në Zvicër.

Autoritetet e këtij shteti, nuk i janë përgjigjur deri me tani letër porosisë së dërguar nga prokuroria shqiptare, ku kërkohen të dhëna për rrethanat në të cilat ndërroi jetë i riu shqiptar, ndërsa priste lirimin nga burgu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ARJAN GROSËS NË KAVAJË/ Policia ende në kërkim të autorit, ofron 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Previous article VIJON PËRPLASJA/ Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit. Çfarë thotë Ukraina

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT