• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARDIT SPAHIUT/ Çopja kërkon pafajësinë: S’ka prova! Elvis Murataj: Nuk isha në makinën që u përdor për ekzekutimin
Home
Breaking News

VRASJA E ARDIT SPAHIUT/ Çopja kërkon pafajësinë: S’ka prova! Elvis Murataj: Nuk isha në makinën që u përdor për ekzekutimin

9 February, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel. Në seancën e mbajtur së fundmi mes nëntë persona të akuzuar për vrasjen e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, ka patur përplasje mbi besueshmërinë e provave të paraqitura nga prokuroria.

Mediat belge raportojnë se mbrojtja e të akuzuarit Elvis Murataj kërkoi shpalljen e pafajësisë së klientit të saj, duke vënë në dyshim përshkrimet e dëshmitarëve, provat e ADN-së dhe komunikimet e përgjuara përmes Sky ECC. Avokatët argumentuan se Murataj nuk ka pasur asnjë rol në atentatin ndaj Spahiut.

Sipas tyre, përshkrimi fizik i bërë nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë për tre personat që ndodheshin në makinën e përmendur është i papajtueshëm me profilin e Elvis Muratajt. Në fillim të gjyqit, Elvis Murataj u akuzua se ishte “gjuajtësi me armë të gjatë”. Gjatë gjyqit, ai u bë shoferi i makinës. Për mbrojtjen, thjesht nuk është e lidhur me atentatin.

Ndërkohë edhe Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, ka kërkuar pafajësinë, duke e konsideruar dosjen e prokurorisë të pabesueshme dhe të pambështetur në prova konkrete. Ai renditet mes katër të pandehurve që kanë kundërshtuar akuzat, së bashku me Elton Roçin, Blerim Mamutajn dhe Elvis Muratajn.

Sipas hetimeve, Ardit Spahiu u qëllua me 18 plumba nga dy armë zjarri, në atë që prokuroria e konsideron si një akt hakmarrjeje mes klaneve shqiptare. Dy persona të tjerë të dyshuar si atentatorë, Flobenc Meçja dhe Endrit Sadedini, nuk janë të pranishëm në këtë proces, pasi ndodhen të burgosur në Shqipëri për çështje të tjera penale. Gjyqi pritet të vijojë me seanca të tjera, ku do të dëgjohen argumentet përfundimtare për secilin prej të akuzuarve, përfshirë edhe Franc Çopjan, ndërsa juria do të duhet të vlerësojë nëse provat e paraqitura janë të mjaftueshme për shpalljen e fajësisë.

Spahiu u qëllua me armë zjarri në një atentat më 27 nëntor 2020, ndërsa ndodhej si pasagjer në një automjet. Ai arriti të largohej fillimisht, por u ndoq në këmbë nga dy persona të maskuar, të cilët e ekzekutuan. Hetimi për vrasjen e Spahiut mori hov pas dekriptimit të platformës SKY ECC. Në fund u identifikuan nëntë të dyshuar, përfshirë Franc Gergelyn, figurë kyçe e klanit Çopja. Sipas policisë federale, ai dhe vëllezërit e tij vepronin nga Dubai dhe merreshin me trafik kokaine mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.

Pas vjedhjes së 49 kilogramëve kokainë nga një apartament i klanit Çopja në Londër, dhuna mes dy grupeve kriminale u përshkallëzua. Dosja është e mbushur me vrasje me pagesë të kryera nga të dyja palët. Vrasja e Ardit Spahiut, i cili në vitin 2019 u arratis në Belgjikë nga frika për jetën e tij, konsiderohet si një vazhdim i konfliktit mes këtyre dy klaneve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Përplasen "kokë më kokë" dy makinat, vajza përfundon...
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME/ Vranësira e alternime kthjellimesh gjatë ditës

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT