Ruben Saraiva i ekstraduar nga Maroku në Shqipëri në 31 dhjetor është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës. Ai dyshohet si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill 2023 në Shëngjin.
‘Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qenë me pushime në Shqipëri! Jam njohur nga mediat me akuzat’= mësohet të ketë deklaruar Saraiva në sallën e gjyqit.


