• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ARBEN BILALIT NË SELITË/ Detaje: Makina e autorëve ishte vjedhur në Kosovë
Home
Breaking News

VRASJA E ARBEN BILALIT NË SELITË/ Detaje: Makina e autorëve ishte vjedhur në Kosovë

5 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë nga gjetja e automjetit të atentatorëve të Arben Bilalit, hetuesit kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme për të bërë të mundur identifikimin e tyre.
Në brendësi të makinës e cila u gjet rreth 1 orë pas ngjarjes së rëndë e braktisur në zonën e Mjull-Bathores hetuesit sekuestruan dhe armën e krimit një tip kallashnikov.

Burime pranë policisë thanë per a2 se në brendësi të makinës Benz CLS ka dhe gjurmë gishtërinjsh, por edhe prova të cilat janë dërguar në laboratorin shkencor për verifikim. Për sa i përket pronësisë së mjetit hetuesit thanë se edhe mjeti ashtu si dhe traget janë të vjedhura.

Gjurmët, por edhe disa dokumente në brendësi të bagazhit kanë çuar hetuesit në Kosovë aty ku dhe dyshohet se makina është vjedhur. Pasi kishin arritur të kryenin vrasjen, autorët u larguan në drejtim të Lundrës, por pa vajtur te rrethrrotullimi i qendrës tregtare ata kanë ndeshur përballë Forcën e Posaçme Operacionale të policisë që po kryente në atë kohë një operacion antidrogë për llogari të Prokurorisë Durrës ku u kapën 5 kg heroinë dhe u arrestuan 3 persona.

Pasi kanë menduar se ndiqeshin nga policia ata braktisën makinën dhe armën e krimit. Gjatë kontrollit të policisë veç të tjerave u gjetën dhe plumba.

Arben Bilali u ekzekutua me 14 plumba pranë banesës së tij në zonën e “Selitës” në Tiranë.

Ngjarja dyshohet të jetë kryer për hakmarrje ndërsa Bilalit më herët përgjatë viteve 1998 dhe 2010 i kanë vrarë dhe dy vëllezër të tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA ME SERBINË/ Haradinaj: Nuk jam me askënd që tenton të ndajë Kosovën
Previous article HABIT STUDIUESJA/ Njerëzit janë HIBRID i alienëve, ata vizituan Tokën por nuk...mbijetuan

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT