• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ALEKSANDËR SADIKAJT/ Gazetarja jep detaje nga ngjarja: Iu vendos 500 gr. tritol! E vetmja shpresë për identifikimin e autorëve…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E ALEKSANDËR SADIKAJT/ Gazetarja jep detaje nga ngjarja: Iu vendos 500 gr. tritol! E vetmja shpresë për identifikimin e autorëve…

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga vrasja me tritol e Aleksandër Sadikajt dy ditë më parë në Tiranë. E ftuar në emisionin “Open”, Lala deklaroi se në makinën e viktimës, ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol.

Lala u shpreh se shpërthimi nuk ka lënë asnjë gjurmë pas. Sipas saj, e vetmja shpresë për identifikimin e autorëve, janë qelizat e telefonit si dhe ndonjë gabim që mund të identifikohet në vendosjen e eksplozivit.

“Kjo është një ngjarje që ka kthyer frikë dhe terror. Nga 2013 ishin bërë më të rralla shpërthimet me eksploziv. Në 2013-2014 ishte banda e Julian Sinanaj që mori përsipër dhe më pas u pendua. Kemi pasur më pas raste sporadike. Më i rëndi ai i gjyqtarit Ikonomi në 2009. Një ngjarje që tenton të përçojë mesazhe, të mbjellë rikë dhe terror. në këtë aspekt ekzekutorët ia kanë dalë sepse edhe sot në vend janë gjurmët e krimit.

Aleksandër Sadikaj ka dalë në orën 13:20 nga banesa e tij që kishte në Saukun e vjetër, jetonte prej rreth 1 viti me bashkëjetuesen e tij, e cila ka rrëfyer detaje nga dita e fundit. Nga dalja nga shtëpia deri te shpërthimi kanë kaluar 15 minuta. Hetuesit dyshojnë se ishte vendosur afro gjysmë kg C4 në makinën me targa AB 077PO. Për fat të mirë nuk ka pasur distancë ë afërt dhe një atuomjet që ka qenë disi larg, ka pasur dëmtime të lehta.

Ekzekutorët e kanë ndjekur dhe kanë zgjedhur momentin kur rruga ngushtohet dhe s’mund të futen shumë makina. janë duke parë të gjitha kamerat e sigurisë dhe qelizat e telefonit. Tre ditë para ngjarjes ka qenë në Memaliaj sipas bashkëjetueses. në datë 8 kishte qenë në Memaliaj ku kishte një fermë, në datë 9 kanë ardhur në Tiranë, kanë darkuar në një lokal afër komunës së Parisit dhe shpjegon se ka parë në parkim kapakun e serbatorit të hapur.

Të nesërmen vijoi jetën normalisht. Vajza shpjegon më pas dhe faktin se ai nuk ruhet, se bizneset po i ecnin shumë mirë dhe se ishte i lumtur. Tregon më pas dhe momentin tragjik kur ka marrë vesh lajmin. Kur një nga miqtë e Aleksandrit e kishte telefonuar.

Janë pyetur shumë persona. Do të jetë një ngjarje e vështirë për t’u zbardhur sepse shpërthime me eksploziv janë ngjarje që shkatërrojnë prova. Të tre celularët e viktimës të shkrumbuar, është dëmtuar dhe pistoleta. Tre pista kryesore, njëra trafiku i kokainës. Sadikaj kishte njohje të forta me personazhe të botës së krimit në Holandë….

Dhe një për borxhet, por hetuesit nuk besojnë se është pista më e fortë e mundshme. Ne sot duhet të diskutojmë pse Shqipëria ka ardhur në këtë pikë. Shpesh ne kapemi me detajet, por nuk shkojmë më tej për të zbuluar a ka një mënyrë për t’i parandaluar ngjarje të tilla, për personazhe me rekorde. A ka një strategji?

Është ngjarja e katërt në Tiranë në pak muaj që është pa autorë. E vetmja e shpresë janë qelizat e telefonit të autorëve të dyshuar, ose mundësia që të kenë bërë ndonjë gabim gjatë vendosjes së eksplozivit”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR MES TË MITURISH NË VLORË/ Plagoset një 14-vjeçar. Çfarë thotë policia
Previous article "VEND QË TË JEP DASHURI"/ Këngëtari italian Albano Carrisi tregon përshtypjet e para për Shqipërinë: Zbulova…

s.autor

Postime të ngjashme

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97 Aktualitet

ARRESTOHET NË BELGJIKË GERT GJENERALI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT