• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Flasin punonjësit e lokalit për ngjarjen
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e Aleksandër Ndokës/ Flasin punonjësit e lokalit për ngjarjen

12 December, 2017 g.autor Aktualitet, Kronikë

Pak para ekzekutimit, Aleksandër Ndoka, si çdo mbrëmje, ishte larguar për në banesë pas mbylljes së lokalit në pronësi të tij me emrin “Apokalips”, që ndodhet në periferi të qytetit.

Largimi i tij rreth orës 22:30 nga lokali është konfirmuar për policinë dhe nga dëshmia e dhënë prej punonjësve të lokalit.

Distanca nga lokali në shtëpinë e Ndokës është një distancë e vogël dhe nga rindërtimi i skenës së krimit, Prokuroria thotë se autorët kanë qenë duke e pritur kur viktima t’i afrohej banesës.

Ndoka u gjet nga familjarët e tij i pajetë brenda në automjet gjashtë orë më pas, rreth orës 04:25 të së premtes, brenda makinës fuoristradë tip “Mitsubishi”, me targë AA 328 SE.

Vetë familjarët thonë se kanë dëgjuar zhurmë pranë banesës rreth orës kur Ndoka kthehej zakonisht në shtëpi, por kanë pandehur se ishin fishekzjarrë. Por në fakt rezultoi të ishte breshëria e automatikut që i mori jetën 48-vjeçarit.

Në drejtim të automjetit është qëlluar 14 herë në xhamin e anës së majtë ku ishte dhe shoferi dhe 9 prej plumbave kanë prekur 48-vjeçarin në disa pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë dhe jetën.

Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur lëvizje në lagje, ndërsa e gjithë zona është në errësirë, pasi mungon ndriçimi dhe kjo i ka favorizuar atentatorët për të kryer krimin lehtësisht.

Dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës u angazhuan për kapjen e autorëve, si dhe u ngritën disa pika kontrolli, por policia nuk ka në gjurmët e autorëve të vrasjes./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sherri me lojtarët e Cityt, zbulohen 6 futbollistët që i dolën në mbrojtje Mourinhos
Previous article VIDEO/ "Hajde Dua Lipa hajde". Publikon momente në shtrat me të dashurin e saj të ri

g.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT