Dy të burgosurit në burgun grek Clodian Lekotsai dhe Dulcey Oldy kanë mohuar të kenë marrë pjesë së bashku me të ndjerin shqiptar Albert Bako, në vrasjen e avokatit grek, Michalis Zafeiropoulos.
Ata janë shprehur se i gjithë faji për vrasjen e avokatit ka qenë i viktimës Albert Bako, ndërsa ata nuk kanë qenë fare të përfshirë.
Sipas tyre Bako, kishte porositur Ibrahim Brahimi që të vizitonte i armatosur në zyrën e tij avokatin Zafiropoulou, dhe ta frikësonte. Por fatkeqësisht plumbi i preku mëlçinë duke i marrë jetën.
“Të them se jam një i pastër, nuk jam. Por për atë që kam bërë jam dënuar. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Zafiropulos. Bako e përfoli emrin tim pas shpinës. Ai dërgoi Brahimin në zyrën e Zafiropoulos për ta trembur. Ishte fat i keq që plumbi i preku mëlçinë duke i marrë jetën. Ata donin të merrnin para nga Floros, përmes Zafiropoulos dhe të merrnin informacion nga avokati se ku jetonte ai”, – tha Clodian Lekotsai, në dëshminë e tij.
I pandehuri i dytë, Oldy Dulce, gjithashtu hodhi përgjegjësi ndaj të ndjerit Albert Bako, duke thënë se: “Është më mirë për mua që të dalë e vërteta. Njoftojeni familjen pse dhe si ndodhi. Jo për mua, sepse unë tashmë jam i dënuar dhe Bako ka shkatërruar jetën time. Unë jam i fundit që e di se çfarë ndodhi. Sidoqoftë, familja e viktimës duhet të mësojë të vërtetën. Është turp.”
Në fund, në fjalën e tij i akuzuari për vrasjen e avokatit, Michalis Zafiropoulos, Ibrahim Brahimi, pretendoi se ai nuk kishte ndërmend ta vriste, por ta frikësonte atë.
Ai tha se urdhri i ishte dhënë nga Baku, ndërsa pretendonte se bashkë-të pandehurit e tij Clodian Lekotsai dhe Oldy Dulce nuk kishin lidhje me rastin.
Gjyqi për të akuzuarit pritet të rifillojë më 10 tetor me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm.
Vrasja e Arbër Bakos
Arbër Bako u vra në burgun e Koridalos, në Athinë, në 14 janar të këtij viti. Bako kishte vetëm pak ditë që ishte transferuar nga burgu i Chanias, kur ndodhi vrasja. Transferimi i tij, duket se është pikasur nga anëtarët e një bande rivale, të cilët i kanë bërë pritë, duke e vrarë. Viktima, Albert Bako në vitin 2014 kishte hapur zjarr në një bar në Mikrolimano duke plagosur 14 persona.


