• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 58-VJEÇARIT NË SHKODËR/ Shoqërohet 25-vjeçari që shpëtoi atentatit pak ditë më parë. Djali i viktimës u akuzua si autor
Home
Breaking News

VRASJA E 58-VJEÇARIT NË SHKODËR/ Shoqërohet 25-vjeçari që shpëtoi atentatit pak ditë më parë. Djali i viktimës u akuzua si autor

3 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shkodrës vijon hetimet intensive për zbardhjen e vrasjes së 58-vjeçarit Ismet Çekorja pasditen e djeshme në lagjen “Kiras”, pak metra larg banesës së tij.

Në kuadër të këtyre hetimeve, policia ka shoqëruar dhe 25-vjeçarin Alban Bruçi, pasi djali i viktimës dyshohet si një nga autorët e atentatit ndaj tij më 25 gusht. Bruçi është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë.

Ismet Çekorja, i vrarë dje në Shkodër në një atentat me armë zjarri ishte babai i Bajram Çekores, i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi mbrëmjen e 25 gushtit. Pak ditë para se të vritej, Çekorja foli për mediat duke mbrojtur djalin e tij dhe mohuar akuzat se ishte i përfshirë në atentatin ndaj Bruçit.

Çekorja u shpreh se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhej në një mjedis të monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.

Ismet Çekorja deklaroi se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time dhe familja jonë e ka pasur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.
Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, u shpreh Ismet Çekorja.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia shpalli në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër. Babai i Çekores mohoi akuzat duke thënë se djali i tij nuk është autor në këtë krim dhe asnjë prej ngjarjeve të tjera kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E "TRADHËTUAN" NDJESITË/ Shqiptari kapet me mijëra euro dhe me “të bardhë” në Italia
Previous article VAJZA E RE NË TIRANË LA TË NDEZUR MAKINËN DHE U LARGUA/ Kur u kthye nuk e gjeti më! Zbulohet autori i vjedhjes

s.autor

Postime të ngjashme

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT) Aktualitet

IDENTIFIKOHEN VIKTIMAT E AKSIDENTIT NË CËRRIK/ Nisin hetimet për shkaqet (EMRAT)

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT