• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 52-VJEÇARES NË POGRADEC/ Avokati i autorit: Nuk e ka pranuar asnjëherë krimin e as bashkëjetesën me viktimën
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 52-VJEÇARES NË POGRADEC/ Avokati i autorit: Nuk e ka pranuar asnjëherë krimin e as bashkëjetesën me viktimën

31 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pasi Gjykata e Korçës vendosi masën arrest me burg për autorin e dyshuar të vrasjes së 52-vjeçares në Pogradec, avokati i këtij të fundit, Denis Mekolli në një prononcim për mediat tha se Ilirjan Selmani asnjëherë nuk e ka pranuar se e ka kryer krimin.

“Fillimisht dua të shprehim një ndjesë për viktimën, pavarësisht nëse është apo jo i mbrojtur nga unë. I mbrojturi nga unë në asnjë moment nuk e ka pranuar autorsinë e kryerjes së veprës penale, as në polici, as para gjykatës dhe as gjithë procedurës të pyetjeve të bërë ndaj tij.

Ka mbajtur një qëndrim që ka të bëjë me personalitetin e tij që është një djalë shumë i mirë dhe kurrsesi nuk mund të kryej një krim kaq të rëndë.

Edhe faktin e bashkëjtesës me viktimën ai nuk e ka pranuar. Ai ka pranuar që ka pasur një njohje, një njohje në kuptimin e fjalës pra si një njohje shoqërore apo çdo lloj njohje tjetër, por jo bashkëjetesë. Bashkëjetesa i referohet edhe ligjit dhe përcaktimeve të bëra në kodin e familjes se si është e ndërtuar bashkëjetesa, kurrsesi nuk jemi më rastet e bashkëjetesës.

Prokuroria ka paraqitur një sërë provash per të ruajtur konfidencialitetin e këtij hetimi. Ne nuk prononcohemi në lidhje me këto prova të garantuara nga ana e policisë deri në këto momente, por me bindje ne si mbrojtje deklarojmë para jush që prova dhe dyshim të arsyeshëm të bazuar në prova për të mbrojtur prej meje si autor i kësaj vepre penale nuk ka. Kjo është bindja jonë deri në këto momente”, tha avokati.

Në fund Mekolli tha për gazetarët se Selmani shprehu keqardhje kur mori vesh se 52-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

“Ai nuk ka pranuar në asnjë moment autorsinë e krimit të ngarkuar ndaj tij. Po kështu ka shprehur keqardhje për viktimën duke qenë i shokuar në lidhje me lajmin që ka marrë për të. Nuk mund të prononcohem për provat e garantuara deri në këto momente, ai është një sekret hetimor që i përket prokurorisë, gjykatës dhe mbrojtjes”, përfundoi avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMALA HARRIS RIKTHEHET ME "107 DAY"/ Libri që zbulon prapaskenat e fushatës më të shkurtër presidenciale në historinë moderne
Previous article MBI 6 MIJË GJOBA GJATË KORRIKUT/ Rrugorja e Elbasanit bën bilancin: 21 shoferë të arrestuar, për 11 të tjerë ka nisur hetimi

s.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime Aktualitet

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT