Vlora është tronditur mbrëmjen e sotme nga atentat që i mori jetën 41-vjeçarit, Leartiad Lekaj.
Drejtoria e Policisë së Vlorës, në një komunikim për mediat bëri me dije se aktualisht janë marrë masa për ndjekjen e autorëve, si edhe bllokimin e pikave kryesore të qytetit.
Drejtori për Sigurinë dhe Rendin, Gazment Shehu theksoi se në orët në vijim do të raportohen të tjera detaje për këtë ngjarje të rëndë.


