• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 25 VJEÇARIT/ Rrëfimi i babait për orët para se të humbte: Nuk e lidhte…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 25 VJEÇARIT/ Rrëfimi i babait për orët para se të humbte: Nuk e lidhte…

23 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Trupi i pajetë i të riut Xhuliano Bullaru u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij pranë fshatit Babicë në Vlorë mëngjesin e së shtunës. Ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

Për nga mënyra se si është gjetur trupi i pajetë dhe pozicioni i plumbave që e kanë goditur në kokë, Bullari dyshohet të jetë vrarë nga pasagjeri që ndodhej brenda makinës, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Mësohet se ai është qëlluar me të paktën dy plumba në pjesën e kokës, që kanë qenë fatale për të.

Policia e Vlorës ka shoqëruar më shumë se 10 persona në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Burime nga Policia bëjnë me dije se i riu dyshohet të ketë qenë i shoqëruar me persona të njohur dhe se dyshohet që ai mund të jetë nxjerrë në pritë ku edhe është ekzekutuar.

Ndaj 25-vjeçarit dyshohet të jetë qëlluar me tre plumba pistolete, dy prej të cilëve kanë qenë fatalë për të. Përveç personave të shoqëruar që janë marrë në pyetje, në komisariat janë shoqëruar edhe familjarë të 25-vjeçarit. Policia lokale po heton për të mësuar më shumë rreth lëvizjeve të Bullarit gjatë ditëve të fundit drejt Vlorës dhe me personat që është shoqëruar.

Gjithashtu, hetuesit kanë marrë në pyetje edhe persona të zonës ku u gjet i vrarë 25-vjeçari, nëse kanë dëgjuar krisma apo nëse kanë parë lëvizje. Deri më tani mbetet e paqartë për Policinë arsyet e ngjarjes së rëndë. Mësohet se 25-vjeçari siç ka konfirmuar babai i tij, do të shkonte drejt Gjermanisë.

Babai: Doli për kafe, s’dinim të kishte konflikte

Babai i 25-vjeçarit është shprehur se i biri është larguar nga shtëpia në Babrru të Tiranës rreth orës 18:00 të pasdites së të premtes, si zakonisht për të pirë kafe. “Nuk dinim të kishte konflikte, priste të ikte në Gjermani tek i vëllai, pasi donte të largohej nga Shqipëria.

Më herët ka bërë 2.5 vite burg për dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit. Pasi ishte arrestuar në Fier. Nuk kishte asgjë që ta lidhte me Vlorën”, është shprehur ai.

Viktima është identifikuar nga nëna e tij në morgun e qytetit, ndërsa babai e mori vesh lajmin gjatë transmetimit live televiziv pranë Policisë së Vlorës.

***

I riu Xhuljano Bullari u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së shtunës brenda automjetit të tij, tip “Fiat” me targa të Tiranës. Trupi i pajetë u pikas nga qytetarë të rastit pranë fshatit Babicë, brenda një mjeti tip “Fiat Punto”. Hetuesit dyshojnë se 25-vjeçari ka arritur aty i shoqëruar nga persona të njohur. Po ashtu, ekspertiza mjekoligjore beson se 25-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të premtes.

“Më datë 21.08.2021, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, në rrethanave ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete brenda në automjet, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 25 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje”, sqaroi Policia e Vlorës. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima 25-vjeçar është me origjinë nga Elbasani, por banues në zonën e Babrrusë në Tiranë, ndërsa ishte person me precedent penalë. Xhuljani Bullari kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga Siria.

I riu rezulton i dënuar me vite e 4 muaj burgim për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, të shtetasve sirianë. Mikel Hoxha 25-vjeç dhe Xhuljan Bullari, 22 vjeç, janë kapur duke transportuar 7 shtetas sirianë. Ai u arrestua më 30 maj të vitit 2018 nga Policia e Fierit bashkë me një 25- vjeçar i quajtur Mikel Hoxha, banues në Tiranë, të cilët transportonin emigrantë sirianë nga dy makina të ndryshme.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen ‘Sheq i Madh’ Fier, është kapur me automjetin e tij tip ‘Lancia’ duke transportuar 3 shtetas Sirianë, të cilët kanë hyrë në kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme”, sqaronte Policia në atë kohë në lidhje me arrestimin e Xhuljano Bullarit.

Më herët, Bullari rezulton i dënuar edhe për akuzën e largimit nga “arresti shtëpiak”, e vendosur nga Gjykata.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLTOHET ME CR7/ Rummenigge: Fiton 70 milionë euro bruto në vit, kush ia paguan? UEFA tani duhet të…
Previous article STATISTIKA INTERESANTE/ Gol pas 123 sekondash, sulmuesi Dybala e nis me rekord

F.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë Aktualitet

EMRI/ Qëndronte në hotel me armë dhe 20 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën Aktualitet

GARA PËR KREUN E GJYKATËS SË LARTË/ Gjyqtari Ilir Panda dorëzon kandidaturën

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT