• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 25-VJEÇARIT NË VLORË/ Gazetarja: Ja rreziku që po kërcënon rininë shqiptare
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 25-VJEÇARIT NË VLORË/ Gazetarja: Ja rreziku që po kërcënon rininë shqiptare

26 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Anila Hoxha, ka publikuar detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë, të vrasjes së 25-vjeçarit, Xhuljano Bullari.

Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha tregon detajet që janë kapur nga kamerat e sigurisë, por edhe raportin që viktima kishte me të dyshuarin kryesor për vrasjen e tij.

Sipas gazetares, të dy, ishin njohur në burg. Pra, kishin qënë shokë qelie, dhe ajo çfarë dyshohet të ketë qënë shkak I vrasjes, janë pazare droge.

“I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregti droge, nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes.”-shkruan ndër të tjera Anila Hoxha.

Por, gjithashtu ajo jep alarmin për rrezikun që i kanoset të rinjve shqiptarë, sipas saj pikërisht për shkak të drogës.

Gazetarja shkruan se “E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli, te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin perdorues. Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera.”

Postimi i plotë:

Droga dhe burgu…

Neser, ne oren 11 perpara gjykates se Vlores del per tu njohur me akuzen e vrasjes me paramendim, vrasesi i Xhuljan Bullarit nje i ri qe dy vitet e fundit te jetes i kaloi midis burgut, endrres e planeve per tu larguar ne Gjermani dhe papunesise.

Ishte 25 vjec dhe mbremja e fundit e jetes se tij kalon shkurtimisht si nje film bardh e zi, treguar nga kamerat e sigurise tanime te sekuestruara si prova.

I riu e mori vrasesin e tij si pasagjer prane nje parkimi afer drejtorise se Policise Tirane, se bashku me te shfaqet teksa po udheton me mjetin Fiat Punto drejt vdekjes, me vdekjen ne makine edhe ne kamerat e qytetit te Lushnjes, kapercen rotondon e Vlores, hyn ne muzg rreth ores 19: 54 me drejtim Transballkaniken.

Me pas 1 ore me vone ai shfaqet kur kalon prane nje pike karburanti ne Qafe Babice, sa afer vdekjes qe eshte, por ai nuk e di.

Ai po shkon drejt vendit te quajtur Lapidari, ku pasagjeri qe ai duhet ta kishte mik burgu do ta qelloje me dy plumba me nje pistolete te llojit Tangofolio Giuseppe SRL Gardone Italy, e groposur me pas ne shtepine e tij.

I dyshuari si vrases i 25 vjecarit eshte Bledar Selmanaj, nje 39 vjecar qe u njoh dhe jetoi ne te njejten qeli me viktimen dhe madje dhe u miqesuan se bashku. Viktima e kishte lene burgun me heret, ndersa vrasesi i tij u lirua ne daten 5 korrik 2021. Te dy se bashku u ritakuan jashte burgut dhe sipas rrefimit te vrasesit ata hyne ne tregti droge, nje ngarkese per te cilen i dyshuari si vrases nderhyri tek ca miq te tij per tua shitur ca miqve te viktimes.

Por nese deshmia e tij eshte apo jo e vertete do te duhet shume pune dhe prova, vec qelizave dhe kamerave te sigurise, mes tyre edhe konfirmimi nese arma e varrosur ne lagjen 15 tetori eshte e njejta nga u kryen qitjet vdekjeprurese.

Por Selmanaj qe dyshohet se mund ta kete kryer krimin edhe nen efektin e droges apo per te vjedhur, capitet ne deshmine e tij mes frazave qe shprehin dramat qe ndodhin me rinine tone.

Ai thote se negocioi per shitjen e 100 kilogrameve hashash te presuar u shkembye ne Elbasan. Ai thote se miqte e viktimes i paguan miqte e tij me para false. Ai thote se i kerkoi 3 mije euro shokut te burgut. Ai thote se sherri i droges eshte vdekjeprures. Pastaj ai thote se nuk e vrau ai. Por nje telefon qe ai e la ne banese menjehere mbas arratisjes referuar analizes se antenave thone te kunderten, jane loguar ne te njejtat antena. Derisa te dalin pergjigjjet e laboratorit te kriminalistikes nese eshte apo jo ai vrasesi, mbetet i akuzuari kryesor dhe droga mbetet pista kryesore.

E njejta droge qe dergon po asnje dallim ne qeli, te shoqeruar e te ndaluar dhjetra te rinj e te mitur me statusin perdorues. Ne Tirane nje plage e re sociale vazhdon e hapur dhe padyshim nuk bejne dallim edhe qytetet e tjera. Jo vetem femije qe rrahin prinderit dhe kerkojne 5 mije leke te reja per nje cigare hashashi, por femije gjyqtaresh, prokuroresh, ish shefash policie, shefash, mjekesh e biznesmenesh kapen rastesisht me dozat e droges qe mbillet. Ceshtjet mos fillohen mbasi ata konsiderohen perdorues . Parcelat ne mal gjelberojne mes bindjen se ato tonelata dergohen drejt nje vendi tjeter qe nuk eshte Shqiperia.

Rast pas rasti monitorimi i Qendres FOL tregoi se nga 1 nentori 2020 , vetem ne kryeqytet u shoqeruan mbasi u konstatuan me droge  640 te rinj dhe adoleshente apo te mitur.  Prej tyre 191 u arrestuan.

A nuk duhet te shqetesohemi per rinine dhe te ardhmen tone?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Nga Australia në Kanada e Europë, ja si po zbatohen politikat e vaksinimit të detyrueshëm
Previous article "E ÇUDITSHME"/ Gjykata e Ferizajt: Vrasësi i 18 vjeçares kishte 10 vepra penale të tjera dhe nuk ndalohej

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare Aktualitet

KRIMI QË TRONDITI BELGJIKËN/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK... Aktualitet

ALARMOHET SARANDA/ Zjarri përhapet me shpejtësi, hotele dhe banesa në RREZIK...

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital Aktualitet

E RËNDË/ Po filmonte bregdetin me telefon, grupi i të rinjve e dhunon barbarisht qytetarin në Kakome! Përfundon në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT