• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E 25-VJEÇARIT/ Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë ngushëllimi në familjen e Klodjan Rashës (PAMJET)
Home
Politikë

VRASJA E 25-VJEÇARIT/ Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë ngushëllimi në familjen e Klodjan Rashës (PAMJET)

20 December, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi pas dy ditësh i emëruar në detyrë, ka shkuar për vizitë në shtëpinë e familjes Rasha, për ngushëllim lidhur me vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj, më datë 8 dhjetor në një rrugicë afër lagjes së tij. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, raporton se vizita ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Çuçi ka qenë i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj dhe kreu i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Muhamet Rrumbullaku.

Para dy ditësh Çuçi është prezantuar ministri i ri i Brendshëm, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt për shkak të vrasjes së të riut. Edhe pse Lleshaj dha dorëheqjen pas kësaj ngjarjeje, të gjithë vendin e përfshiu një valë protestash të dhunshme që zgjatën 6 ditë.

Më herët për ngushëllim në shtëpinë e të ndjerit ka qenë kryeministri Edi Rama, Sandër Lleshaj, kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kreu i PD Lulzim Basha dhe disa politikanë të tjerë.

Klodjan Rasha, në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit, është qëlluar nga një distancë prej 5 metrash largësi nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, e tregojnë qartë veprimin e policit të “Shqiponjave”, ku para kamerës së një servisi në Laprakë, duket se është pozicionuar për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

Në filmim, sipas grupit të hetimit, dallohet se viktima është duke u larguar me vrap. Ndërkohë nga një distancë shumë e afërt prej 5 metrash, polici i pozicionuar i shtrirë në trotuar ka hapur dy herë zjarr. Momenti i rrëzimit në tokë të Klodjan Rashës, duket qartë thonë prokurorët dhe se kjo video, shërbeu që ndaj Hajdaraj, të ndryshohet akuza nga “Vrasja në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” në “Vrasja me dashje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABIT deputetja e Kosovës, Dude Balje: Lulëzim Bashën do e hidhja nga avioni...
Previous article SHPËRBLIMI PËR PESIONISTËT/ Datat e shpërndarjes së lekëve sipas kategorive. Kreu i ISSH sqaron procedurën

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT