Vrajsa e 23-vjeçarit shqiptar Viktorian Picaku në një shesh të populluar, tronditi të gjithë qytetin e Barit mbrëmjen e djeshme.
23-vjeçari nuk kishte precedentë të mëparëshëm penal, çka ka bërë që hetuesit të dyshojnë se ai është vraë për një vajzë.
Rreth orës 21:35 të mbrëmjes së djeshe ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona që iu afruan me motor në sheshin Abbazia, në Corato. Plumbat në kokë dhe kraharor i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.
Në vendin e ngjarjes janë vendosur disa tufa lule dhe një mesazh: “Ti ishe i dashuruar me këtë shesh, dhe këtu ëndrra jote u ndërpre”.
“Buzëqeshja ishte forca jote më e madhe dhe sytë e tu ishin siguria më e madhe. Na mungon dhe vetëm ti mund ta kuptosh sa i rëndësishëm je për ne”, shkruan një prej miqve të tij, raporton newsbomb.al, ndërsa një i njohur tregon: “Të gjithë e kujtojmë si një djalë të mirë, të qeshur dhe të qetë. Dimë që ai do të kthehej në Shqipëri për të takuar prindërit. Vetëm mund ta imagjinojmë vuajtjen e tyre tani”.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit Massimo Mazzilli.
“Ajo që ndodhi mbrëmë në qendrën historike të qytetit i ka tronditur të gjithë. Duhet të garantojmë një nivel më të lartë të sigurisë për qytetarët tanë. Sigurisht që kjo ngjarje është shumë e jashtëzakonshme por nuk mund të përcjellë mesazhin që krimi në Corato është kudo”, shprehet ndër të tjera kryebashkiaku italian.
Vendi ku ndodhi ngjarja



