• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 20 VJEÇARES/ Babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit. Me kë jetonte në Itali e di vetëm…
Home
Breaking News

VRASJA E 20 VJEÇARES/ Babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit. Me kë jetonte në Itali e di vetëm…

13 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Anxhela Meçanit, 20 vjecares nga Fieri që humbi jetën në Itali pasi persona të panjohur e hodhën nga një makinë, kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit për lamtumirën e fundit.

Ata kanë publikuar një bisedë audio me të riun që shoqëroi 20 vjecaren gjatë largimit drejt Italisë. Ky person nga Fieri, thotë se nuk di shumë detaje, por mohon që e reja të ketë punuar si prostitutë, ndryshe nga raportimet e mediave italiane.

Babai: Ajo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç’pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin. 

Rrethanat e vdekjes në Itali të 20 vjeçares Anxhela Meçani mbeten të mbuluara me mister, ndërsa familja në qytetin e Fierit kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e vrasjes dhe kthimin e trupit të pajetë për nderimet e fundit!

I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, ndaj apelon për një hetim të plotë të krimit.

20 vjecarja Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 20 vjecares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane

Anxhela Meçani ndërroi jetë në spitalin e Torinos, sipas raportimeve për shkak të dëmtimeve në organet e brendshme si pasojë e hedhjes nga makina por edhe dhunës. Trupi i saj mbetet ende atje në pritje të procedurave për t’u rikthyer në Shqipëri për lamtumirën e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTOHET "PIRAMIDA"/ Hajdutët hyjnë "për skrap". Nuk kursejnë as "Top Channel"...
Previous article EURO I RIKTHEHET RËNIES/ Bizneset të shqetësuara nga luhatjet e mëdha

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT