• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EURO I RIKTHEHET RËNIES/ Bizneset të shqetësuara nga luhatjet e mëdha
Home
Ekonomi

EURO I RIKTHEHET RËNIES/ Bizneset të shqetësuara nga luhatjet e mëdha

13 June, 2018 F.autor Ekonomi

Monedha e përbashkët ka shënuar sërish rënie në tregun e brendshëm gjatë ditës së sotme, për të dytën ditë radhazi, duke arritur në 126.15 lekë, 0.83 lekë më pak se një ditë më parë. Vetëm dy ditët e fundit euro ka humbur 2.2 lekë, duke u larguar nga niveli më i lartë i prillit prej 128.34 lekë, që arriti në 11 qershor.

Në rënie ishin dhe të gjitha valutat e tjera. Dollari ra me 0.3 lekë, në 107.33 lekë, paundi me 1.15 lekë, në 143.05 lekë. Ekspertët e tregut pohojnë se tregu po i rikthehet normalitetit, pas efektit psikologjik që krijoi lajmi për ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, që ndikoi në mbiçmimin e fortë të euros brenda pak ditëve dhe nxiti njerëzit të blinin valutë, nga frika se euro do rritej. Por aktorët e tregut pohojnë se ky efekt ka mbaruar tashmë.

Sezoni turistik ka filluar të japë efektet e veta dhe pritet që hyrjet e valutës të rriten më shumë javën e ardhme, teksa mbarimi i muajit të Ramazanit do të shtojë fluksin e turistëve që vijnë nga Kosova. Problem për bizneset, sidomos ato eksportuese nuk është niveli i raportit të euros dhe dollarit në vetvete, por paqëndrueshmëria e tyre  dhe vështirësia për të bërë parashikime.

Për një biznes që kryen afërsisht rreth 1 milion euro këmbime në një muaj,  rënia e euros ka pasur ndikim domethënës. Arif Daçi, administrator i “Agroherbal”, që merret me eksport të bimëve mjekësore, thotë se kjo do të tkurrë fitimet e kompanive të bimëve medicinale. Kursi i këmbimit është i disfavorshëm për të gjitha bizneset në rast se është i paqëndrueshëm, edhe në rast ulje drastike, por edhe ngritje drastike, pohon ai ndaj bizneset kërkojnë stabilitet të tij.

Prej më shumë se pesë vitesh, bizneset ishin mësuar me një kurs relativisht të qëndrueshëm në rreth 139-140 lekë, që u mundësonte atyre të bënin parashikime dhe të kishin humbje të ulëta nga konvertimet, ndërsa prej dy vitesh, trendi i euros është vështirë i parashikueshëm. Vetë Banka e Shqipërisë pohoi se rënia e monedhës së përbashkët në muajin maj shkoi përtej parashikimeve, çka e detyroi atë të njoftonte planet për ndërhyrje. Edhe vetë agjencitë valutore kanë rritur marzhin e tregtimit të shit-blerjes në 1-2 lekë (nga 0.5 lekë që ishte më parë) për shkak të luhatjeve të mëdha.

Në krahasim me fillimin e vitit, euro ka rënë me gati 7 lekë

Ndërkohë, të dhënat e fundit të publikuara nga banka e Shqipërisë për bilancin e llogarisë koherente (i  cili mat transaksionet ndërkombëtare të një vendi me pjesën tjetër të botës, pra mat hyrje-daljet e valutës) tregojnë për një përkeqësim të tij në tremujorin e parë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, çka tregon se nga burimet zyrtare nuk ka hyrë më shumë valutë në Shqipëri, duke mos justifikuar rënien e fortë të euros.

Edhe një tjetër tregues, Mjetet e rezervës valutore për shkak të veprimeve në bilancin e pagesave ka rënë më me 143 milionë euro milionë euro. Kjo do të thotë që nga veprimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës, të pasqyruara në bilancin e pagesave nga vendi ka dalë valutë, çka teorikisht duhet të kishte çuar në një nënçmim të lekut, jo forcim të tij siç ndodhi në tre muajt e parë të vitit dhe ka vijuar edhe aktualisht./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E 20 VJEÇARES/ Babai: Shteti të na ndihmojë për kthimin e trupit. Me kë jetonte në Itali e di vetëm…
Previous article RUSI 2018/ Mesfushori i Brazilit mbetet i dëmtuar, do të mungojë kundër Zvicrës

F.autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT