• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 2 VËLLEZËRVE NË DURRËS/ Zbërthehet SKEMA, dy të arrestuarit u parapaguan 5 mijë euro: Besmiri po flet…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 2 VËLLEZËRVE NË DURRËS/ Zbërthehet SKEMA, dy të arrestuarit u parapaguan 5 mijë euro: Besmiri po flet…

17 June, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës vitin e kaluar, janë arrestuar pas hetimeve të SPAK. Vrasja e dyfishtë ka lidhje me serinë e vrasjeve që ndodhen për paratë e grabitura në pistën e aeroportit të Rinasit.

Të arrestuarit e sotëm janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Gazetarja Anila Hoxha zbërtheu gjithë ngjarjen në një raportim live në edicionin e lajmeve në Top Channel.

Hoxha raportoi se të dy të arrestuarit Xhixha dhe Diva ishin parapaguar 5 mijë euro për të vrarë një nga vëllezërit , Besmir Haxhia ndërsa vëllai tjetër u vra aksidentalisht. Urdhri për vrasjen ishte dhënë nga i kërkuari i drejtësisë Nuredin Dumani, ky i fundit ishte bashkëpunëtor dhe mik i afërt me të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela, i përfshirë në grabitjen e parave në Rinas.

Parapagesa ishte bërë dy javë para vrasjes, ata kanë vëzhguar Besmiri më para, hap pas hapi, më pas sikurse bën me dije SPAK, Diva u prek nga covid dhe prandaj nuk u bë porosia. Ai njoftoi Dumanin se nuk mund ta kryente vrasjen dhe më pas ekzekutimi i Besmirit është bërë nga të tjerë ku ishte i pranishëm dhe Talo Çela, dhe shtetasi Doçi që pak ditë më parë iu komunikua akuza.

Në vazhdën e një sërë hetimesh, janë arrestuar 6 persona, ku ka dyshime dhe pse nuk jepet pista e vrasjes, por nga biseda mes Organizatorëve Çela dhe Dumani është thënë se” Besmiri po fliste shumë, i kishte hyrë vetja në qejf dhe nuk duhet më të qarkullonte’.

SPAK ka dyshime se një varg ngjarjesh ka ndodhur që nga grabitja e Rinasit. Një ngjarje e cila ka dërguar si të pandehur 8 persona, mes tyre në kërkim edhe Talo Çela, mbi këtë të fundit rëndojnë 4 akuza vrasje.

E gjithashtu dhe një vrasje e mbetur një tentative e kryer nga ai gjatë kohës kur ai ishte në kërkim , që kishte si shënjestër një biznesmen i cili ka qenë i pranishëm në varrimin e vëllezërve Haxhia.

Detajet për akuzat e Talo Çelës, Top Channel i ka raportuar herë pas herë mes tyre edhe dyshimet se si gjykata e Beratit vendosi masën e sigurisë në mungesë për vrasjen e mbetur në tentative të biznesmenit Irfan Hazizit, i cili fillimisht tha se nuk e dinte se kush e qëlloi por më vonë tregoi të vërtetën duke thënë se ishte Talo Çela.

Herë pas herë policia ka kryer kontrolle në Bradashesh dhe Elbasan, është kthyer duar bosh , pa rënë në gjurmët e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËR HIR TË VAJZËS..."/ Rudina Hajdari flet për "krizën" në çift me bashkëshortin: Largësia ka probleme dhe...
Previous article DANIMARKË-BELGJIKË/ Danezët kërkojnë pikët e shpresës, belgët kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Shisnin kokainë në një lokal, në pranga tre persona në Elbasan

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX Aktualitet

DËNIMI I ISH-KRERËVE TË UÇK/ Shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT