• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 2 VËLLEZËRVE NË DURRËS/ Babai i viktimave: Servisin e bleva me kredi. Autorët…
Home
Breaking News

VRASJA E 2 VËLLEZËRVE NË DURRËS/ Babai i viktimave: Servisin e bleva me kredi. Autorët…

29 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kol Haxhia, babai i dy vëllezërve që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Durrës shprehet se servisin që kishin te tregu i makinave në qytetin bregdetar e kanë ngritur me kredi, rreth 40 mijë euro që kanë marrë.

“Unë punoj mekanik, privat. Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash që punon me të, dhe një lavazh. Kanë marrë kredi banke rreth 40 mijë euro, prandaj kërkoj ndihmë nga shteti”.

Ndërkohë që daja i dy vëllezërve tha se nipërit e tyre janë rritur me halle dhe se të afërmit e tyre nuk kanë parë asnjë shqetësim tek vëllezërit Haxhia që të mund të dyshonin se ishin të shqetësuar.

Ndër të tjera daja i tyre tha se nuk janë në dijeni për asnjë shkak apo konflikt të tyre ndërkohë që Viktori ishte në prag fejese.

“Ata janë rritur me halle, kanë ardhur nga Gjegjani i Pukës,kanë jetuar si gjithë shqiptarët me baraka. Me punë krahu, i ati bëri një shtëpi, kur ata u rritën filluan të punonin. Njëri merrej me tregti makinash ndërsa tjetri mbaroi shkollën e lartë dhe pati hapur një biznes exchange, mori dhe dëshminë e avokatit dhe u emërua edhe si pedagog në universitetin e Durrësit. Puna e tyre ishte e pastër, nuk janë marrë me biznese të tjera përveç këtyre. Deri tani nuk dimë dhe nuk kemi asnjë indicie për shkaqet e kësaj ngjarje. Ata kanë qenë shumë të qetë dhe nuk kemi parë ndonjë gjë që të dyshonim se kishin diçka.  Viktori ishte në prag fejese, e kishte lënë në qershor për ceremoninë”.

Vëllezërit Haxhia u ekzekutuan dy ditë më parë brenda makinës së tyre në zonën e quajtur “Nishtulla”, në lagjen 15 në Durrës./abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TJETRI"/ Mimoza Ahmeti: Si u ‘keqkuptua’ me mua Nexhmije Hoxha
Previous article AKSION/ Gjobitet marketi në Pogradec,tregëtim i produkteve të skaduara. Bllokohen në Elbasan 620 kg...

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT